Shpërthime të forta në portin e Odesas! Autoritetet apel qytetarëve: Qëndroni në strehimore

Në orët e para të kësaj të diele janë regjistruar shpërthime të forta në portin jugor të Ukrainës, në Odesa. Një dëshmitar tha për “Reuters” se në bregun e Detit të Zi u përhapën shtëllunga të mëdha tymi. Ndërsa korrespondentja e “Washington Post”, Isabelle Khurshudyan, e cila ndodhet në Odesa ka shkruar edhe një status në “Twitter”.
“Shpërthime të forta në qendër të Odesas tani. Dritaret e dhomës sime të hotelit sapo u drodhën. Nuk dihet ende çfarë ishte”, shkruan ajo.
Serhiy Bratchuk, një zëdhënës i administratës ushtarake rajonale të Odesas, u bëri thirrje banorëve të qytetit të qëndrojnë në strehimore.
“Ne do t’i mposhtim. Armiqtë do të shkojnë në ferr!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.