E Diel, 1 Nëntor 2026

Burrel- masë sigurie për 8 të arresturit të burgut

 

Janë dhënë masa sigurie burg pa afat për 8 të arrestuarit pas arratisjes nga burgu të dy të dënuarve me burgim të përjetshëm në burgun e Burrelit.

Ky vendim është marrë nga Gjykata e rrethit të Matit. Në seancën dëgjimore janë thirrur edhe dy të arratisurit Fran Marashi dhe Pashk Lleshi.

Ata janë arrestuar për shpërdorim të detyrës në burgun e sigurisë së lartë. Gjykata ka lënë në burg Eduard Brahilikën drejtorin e burgut, Luan Hysa shefi i regjimit, Kadri Domin, shef i shërbimit të jashtëm, Kujtim Laçi, më detyrë përgjegjës informacioni, si dhe 4 rojet Ervin Heta, Ardian Ruka, Fiqiri Ceni, Fatmir Domi.

Katër Gardianët kanë kërkuar nëpërmjet avokatit të tyre që të lirohen pasi janë të pafajshëm dhe nuk kanë lidhje me arratisjen e dy të burgosurve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›