Shpërthimet në Vlorë, Malaj: Palët të distancohen nga çdo akt dhune
VLORE - Kandidati i pavarur për deputet, Arben Malaj dënon ashpër aktet e dhunës që kanë ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës.
Sipas Malajt, “shpërthimi i makinës së sekretarit të Partisë Socialiste, Kreshnik Tepelena, ashtu edhe shpërthimi i mjetit të prokurorit Dorian Tafili, janë akte që cënojnë rëndë ecurinë dhe mbarëvajtjen e proçesit të votimeve.
Malaj u bën thirrje të gjithë palëve të distancohen nga çdo presion dhe akt dhune për shkak të zgjedhjeve. Ai fton votuesit të marrin pjesë sa më shumë në votime dhe të votojnë të lirë dhe pa frikë.
Kandidati i pavarur apelon se të 67 subjektet zgjedhore, gjatë gjithë procesit të votimit sot dhe gjatë numërimit nesër duhet të eliminojnë çdo tentativë për akt dhune ndërmjet votuesve, simpatizantëve dhe mbështetësve të tyre.
“Vlora e Pavarësisë duhet të jetë shembulli i modelit më të mirë të zgjedhjeve me standardet më të larta europiane”,- thekon Malaj.
(er.nu/BalkanWeb)