Tiranë, pritet votimi i liderëve të politikës, ja QV-të ku votojnë
TIRANE – Procesi i votimit nisi në orën 07:00 në pothuajse të gjitha qendrat e votimit, ashtu siç ishte parashikuar. Ndërkohë pritet që të votojnë edhe krerët më të lartë të shtetit, por edhe kryetarët e partive kryesore në vend.
Kështu, mësohet se Presidenti i vendit Bujar Nishani pritet të votojë në orën 10.00 në qendrën e votimit 1766/2 në shkollën e mesme “Andon Zako Cajupi” në Tiranë. Kreu i së djathtës, Sali Berisha do të votojë në qendrën e votimit ngritur tek “Liceu Artistik” rreth orës 10.00, pasi në këtë orar pritet edhe takimi i zotit Berisha me kryesuesin e delegacionin AD HOC të Parlamentit Europian, Eduard Kukan.
Ndërsa lideri i së majtës, Edi Rama pritet të votojë në shkollën “Pjetër Budi". Pasi të hedhin votën e tyre, drejtuesit politikë, pritet të bëjnë edhe deklaratat e para në lidhje me procesin e zgjedhjeve.
Kreu i LSI-së Ilir Meta pritet të votojë në njësinë 5 në kopshtin numër 10 te ish-blloku, ndërsa kreu i FRD-së Bamir Topi pritet të votojë në shkollën "Servete Maçi" në Tiranë. Lideri i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu pritet të votojë në orën 9.00 në shkollën “Pjetër Budi”.
(er.nu/ma.ar/BalkanWeb)