Zgjedhjet, rreth 9 mijë vëzhgues monitorojnë procesin
TIRANË - Procesi zgjedhor i 23 qershorit do të monitorohet nga afër nga rreth 9 mijë vëzhgues, vendas dhe të huaj, që shënon dhe numrin më të madh të vëzhguesve për një proces të tillë në Shqipëri.
Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, zgjedhjet e përgjithshme do të ndiqen nga afër nga rreth 8 mijë vëzhgues vendorë dhe rreth një mijë të huaj të shpërndarë në të 12 qarqet e vendit.
Trupat vëzhguese, pas akreditimit nga KQZ, mund të ndjekin zyrtarisht zhvillimet në ditën e votimeve. Vëzhguesit janë kryesisht përfaqësues nga organizma ndërkombëtare të specializuara në fushën e zgjedhjeve, nga shoqatat shqiptare të shoqërisë civile, të angazhuara në problematikat e mirëqeverisjes dhe demokratizimit, si dhe nga organizmat ndërkombëtare dhe trupi diplomatik.
(er.nu/BalkanWeb)