Shpërthimet në maratonën e Bostonit, policia arreston 3 të dyshuar
SHBA- Policia e Bostonit nuk ka dhënë asnjë detaj rreth identitetit të autorit apo rolit që dyshojnë se kanë pasur të arrestuarit në shpërthimin e 15 prillit.
Dzhokhar Tsarnaev, një 19-vjeçar student, ka qenë i akuzuar gjatë shpërthimeve se vrau tre persona dhe plagosi më shumë se 260 të tjerë.
Ndërsa vëllai i tij 26-vjeçar, Tamerlan, u vra gjatë një shkëmbim zjarri me policinë në Boston më 19 prill.
Departamenti i Policisë në Boston i ka dërguar në paraburgim tre të dyshuarit.
Autoritet më parë kishin dyshuar se dy vëllezërit kishin punuar të vetëm.
Dzhokhar Tsarnaev nëse shpallet fajtor rrezikon të dënohet me vdekje. Ai akuzohet se ka përdoruar armë të shkatërrimit në masë.
Kur policia e mori në pyetje në spital ai u shpreh se ai dhe vëllai i tij ishte shumë të zemëruar për luftrat amerikane në Irak dhe Afganistan.
Dzhokhar Tsarnaev është në spitalin e një burgu.
Thuhet se Dzhokhar Tsarnaev kishte qenë nën hetimin e FBI-së, por kjo e fundit nuk gjetur prova kundër tyre.
Ditën e martë presidenti Barack Obama tha se zyrtarët kishin zbatuar ligjin, kishin ndjekur protokollin dhe janë të pafajshëm.
Familja Tsarnaev është nga Republika ë Çeçenisë, në Rusinë jugore. Janë të besimit islam. Vëllezërit kishin një dekadë që jetonin në SHBA. Dzhokhar ishte një qytetar i SHBA, ndërsa Tamerlan ishte në SHBA në një Green Card.
(a.h/BalkanWeb)