E Shtunë, 31 Tetor 2026

MorePhone, smartfoni që kërcen kur iu telefonon dikush!

Kanada- Të gjithë jeni mësuar tashmë që të komandoni telefonin tuaj që kur ju kërkon dikush të iu njoftojë me një zile te veçantë apo me dridhje. Por teknologjia nuk mjaftohet me kaq. Tashmë lajmërimet mund të iu vijnë edhe nëpërmjet ndryshimit të formës së telefonit si në rastin MorPhone i cili përthyhet kur merr një telefonat apo mesazh?

Ky telefon është në fazën e testimit të tij. Është krijuar nga studiuesit e Universitetit Quin në Kanada. Në këtë telefon janë përdorur tela specialë për të ruajtur memorien dhe përthyhen deri në një kënd të caktuar kur ato aktivizohen në mënyrë elektrike.

Imagjinoni për një çast një telefon të tillë në xhepin tuaj dhe në moment ju vjen një telefonatë. Çfarë do bëjë telefoni juaj për të iu lajmëruar? Do të “kërcejë” në xhepin tuaj.

Nëse kjo teknologji zhvillohet mund të arrijmë në një smartfon totalisht të rrotulluar dhe që hapet kur na “kërkon” neve që të shohim informacionet kur ato mbërrijnë në pajisjen tonë. (PCWorld Albanian) 

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›