Catherine Zeta-Jones shtrohet përsëri në spital
SHBA- Dukej se periudha para dy vitesh kur Catherine Zeta-Jones ishte sëmurë dhe u kurua në spital i përket të shkuarës, pasi ajo kohët e fundit shfaqej në formë shumë të mirë, gjithmonë shumë seksi dhe buzëqeshja e saj kishte rilindur.
Por në fakt nuk është kështu pasi problemet shëndetësore i janë shfaqur sërish. Ajo ka vajtur në një klinikë pasi vuan nga çrregullime bipolare, të cilat ndikohen shumë nga stresi.
Pra fantazmat e vjetra janë rikthyer në jetën e 43-vjeçares, e cila ka fituar edhe çmime Oskar. Ajo e ka mbështetur dhe i ka qëndruar gjithmonë pranë bashkëshortit të saj Michael Douglas, i cili po lufton me kancerin.
(a.h/BalkanWeb)