E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi, Koka: Ngjarja me sfond politik

TIRANË- Ngjarje shumë të rëndë me sfond të qartë politike, në prag të fushatës për zgjedhjet e 8 majit. Kështu e ka quajtur shpërthimin e ndodhur në banesën e tij, kandidati i PS-së, për minibashkinë numër 7, Erion Koka.

Duke treguar për mediat dëmtimet e ndodhura në banesë pas shpërthimit të eksplozivit në mesnatë, ai përsërit të njëjtën gjë që i ka dëshmuar edhe policisë.

Kjo është një ngjarje shumë e rëndë, që lidhet patjetër me fushatën. Unë nuk kam pasur asnjë konflikt. E vetmja mundësi është ajo e fushatës elektorale kështu që çështja politike është mjaft e qartë- ka thënë ai për mediat.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur ende nuk kishte zbardhur, rreth orës 03.00 të mëngjesit, ndërkohë që për fat në banesë nuk janë shënuar familjarë të lënduar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›