E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shperthimi i Gerdecit, jo i paramenduar"

Departamenti Amerikan i Shtetit, DASH, e ka cilesuar ngjarjen e rende te Gerdecit, ku ndodhi nje shperthim me pasoja te renda, si aksidentale. Gjate nje konference per shtyp, dy dite me pare, te dhene nga zedhenesi Tom Casey, jane bere edhe pyetje te gazetareve te interesuar per tragjedine. Ndersa ka percjelle ngushellimet per popullin shqiptar dhe familjet e demtuara. "Ne radhe te pare jap ngushellimet ne emer te DASH per familjet e te demtuarve nga shperthimi dhe ne radhe te dyte ky eshte nje incident, qe ka ndodhur ne nje depo armesh. Me aq sa jam vene ne dijeni, pasi investiguesit jane ende ne hetime, kjo eshte dicka qe ka ardhur aksidentalisht dhe qe nuk ka lidhje me nje sulm, apo akt te paramenduar e te qellimshem", eshte pergjigjur per gazetaret Casey. I pyetur ne lidhje me akuzat qe kishin ngritur mediat shqiptare ne shkrimet e tyre, ku fajesonin qeverine, zedhenesi i DASH, ndersa eshte vene ne dijeni per doreheqjen e ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, deklaroi se te dhenat per hetimet e metejshme duhet te jepen nga autoritetet shqiptare. "Keto jane ceshtje te brendshme te Shqiperise. Sigurisht qe eshte e rendesishme qe masat e sigurise duhet te krijojne ate siguri, qe ngjarje apo incidente te tilla te mos ndodhin", tha Casey. Gjithashtu, zedhenesi i DASH ka deklaruar se SHBA-te jane vene ne levizje, duke dhene ndihma mjekesore dhe asistenca te tjera per qeverine shqiptare.
A.Qoraj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›