E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urdhri mister, u ndryshua ora e pushimit

Punetoret e firmes "Alba Demil" hedhin hije dyshimi per ndryshimin e orarit te pushimit gjate dites se ngjarjes ne repartin e Gerdecit. Ndryshe nga ditet e tjera te punes, te shtunen e 15 marsit, drejtuesit e punimeve ne fabriken e cmontimit kane urdheruar qe ky pushim te behej nje ore me pare se zakonisht. Burime nga grupi hetimor thane dje, per gazeten "KJ", se nga pyetja e disa prej te mbijetuarve te tragjedise se ndodhur ne fabrike, mesohet se atyre u ishte dhene urdher qe te hanin dreken rreth ores 12:00 te se shtunes. Nderkohe qe vetem 10 minuta me vone do te ndodhte edhe shperthimi fatal, qe mori jeten e 19 personave dhe plagosi rreth 300 te tjere. Prokuroret po hetojne si nje nga pistat e tyre edhe sabotimin, apo nje akt te qellimshem, por ende nuk kane gjetur provat e mjaftueshme per te deklaruar zyrtarisht shkakun. Gjithashtu, kete dite dhe specialisti amerikan, i cili kontrollonte punen dhe hidhte firmen per vazhdimin e procesit, nuk ka qene ne pune. Ndryshimi i orarit te pushimit dhe mungesa e ekspertit amerikan, jane siguruar nga deshmite e punetoreve te firmes shqiptare. Zakonisht, sipas tyre, pushimi i drekes behej ne intervalin 13:00-14:00.
Urdhri
"Zakonisht pushimin e drekes e benim rreth ores 13:00, por ate dite na eshte dhene urdher rreth ores 11:55 qe te hanim dreken, pa na u dhene shpjegime", mesohet te jene shprehur disa prej punetoreve ne deshmine e tyre. Grupi hetimor i drejtuar nga tre prokurore te Prokurorise se Tiranes dhe nje i Prokurorise Ushtarake, ka depozituar ne dosje deshmite e te punesuarve, duke ia bashkangjitur rrefimeve te te tjereve. Por, sipas burimeve zyrtare, kjo eshte nje pjese e versionit te servirur gjate investigimit, pasi punetore te tjere kane thene se oraret e pushimit here pas here ndryshoheshin. Gjithsesi, ndryshimi i kohes se drekimit diten e tragjedise eshte bere nje objekt hetimi nga organi i akuzes, duke ngritur hije dyshimi edhe per nje organizim te paramenduar per ngjarjen. Por ky motiv nuk eshte i verifikuar zyrtarisht dhe qendron si nje nga pistat e hetimit qe po kryhet. Sipas prokuroreve, shperthimi ne fabrike ka ndodhur vetem 10-15 minuta pas thirrjes per pushimin e drekes se punetoreve dhe per fat te mire shume prej tyre kane arritur te shpetojne.
Dyshimet
Sipas grupit hetimor, mbetet mister ndryshimi i orarit te pushimit drekes dhe per kete jane marre ne pyetje pronaret e fabrikes, te cilet nuk kane dhene nje version ne lidhje me kete ndryshim orari. Gjithashtu, nje tjeter moment, i cili mbetet te verifikohet gjate hetimeve, eshte mungesa diten e 15 marsit ne fabrike e specialisteve, te cilet pas kontrolleve hidhnin firmen ne bordero qe te fillonte puna. Ate dite sipas rrefimit te deshmitareve, specialistet nuk jane dukur dhe s'kane qene prezent ne momentin e shperthimit fatal ne fabriken e cmontimit te municioneve.
Prokuroria: Kemi pyetur rreth 100 deshmitare
Prokuroria ka arritur te mbledh deri diten e djeshme rreth 100 deshmi te punetoreve dhe banoreve te ndryshem ne fshatin Gerdec. Aktualisht versionet jane nga me te ndryshme dhe sipas eksperteve verifikohet akuza e shkeljes se rregullave ne pune me pasoje vdekjen e nje numri te madh personash. Nder te tjera, banoret kane rrefyer se perdite ne repart hynin makina me armatim. Po keshtu deshmi rreqethese kane qene ato te pjeses me te madhe te te punesuarve, se ne fabrike lejoheshin te punonin edhe femije e gra, per te ndihmuar te afermit qe te arrinin normen e vendosur nga firma per cmontimin e shkarkimin e 1 mije arkave ne dite. Nderkohe qe edhe per kushtet e sigurise, si pirja e cigares apo kontrollet kane lene per te deshiruar gjate procesit, ku mungonin edhe pajisjet. Nderkaq, ne grupin shqiptar te hetimit, ku jane te perfshire prokurore te Tiranes dhe te Durresit, do te perfshihen dhe eksperte te huaj. Per zbardhjen e tragjedise se Gerdecit pritet t'i bashkengjiten edhe agjentet e FBI-se gjate dites se sotme, pas kerkeses se bere nga Kryeprokurorja Ina Rama. Shkak eshte bere mungesa e pajisjeve bashkekohore per analizat e ADN-se se viktimave te paidentifikuara dhe te ekspertizes ne vendin e ngjarjes. Mesohet se ne vendin tone do te mberrije nje skuader e Byrose Federale te Hetimeve, e cila eshte e specializuar ne lidhje me keto ngjarje. Gjithashtu ne Shqiperi, do te mberrijne dhe dy eksperte per identifikimin e viktimave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›