E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakojani: Shqiperia e meriton ftesen ne NATO ne Bukuresht

Ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojani, gjate vizites se djeshme ne Tirane ka deklaruar se Greqia ka nje qendrimi te konsoliduar tashme, qe Shqiperia e meriton ftesen per ne NATO, ne Samitin e Bukureshtit. Gjate takimeve qe ajo ka zhvilluar me perfaqesuesit me te larte te vendit tone, ka theksuar se Shqiperia do te kete mbeshtetjen e Greqise per te marre edhe ftesen per t'u bere pjesetare e Aleances se Veriut. "Lidhur me aspiraten e Shqiperise per aderim ne NATO, qendrimi i Greqise eshte tashme i njohur. Ne mendojme se Shqiperia ka bere hapa thelbesore drejt realizimit te kesaj aspirate. Prandaj Shqiperia i ka te gjitha arsyet per te merituar ftesen per anetaresim ne NATO", deklaroi ministrja Bakojani, gjate fjales se saj mbajtur perpara medieve. Nga ana tjeter, ministrja e Jashtme greke solli edhe lajmin e mire se brenda nje kohe te shkurter, pas Pashkeve Ortodokse, Parlamenti grek do te ratifikonte edhe Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit me Shqiperise dhe Bashkimin Evropian.
"Se shpejti do te percillet MSA-ja per ratifikim ne Parlamentit grek, si nje shprehje e vullnetit politik te Greqise", deklaroi ministrja e Jashtme greke per mediat shqiptare.
Ne takimet qe Dora Bakojani zhvilloi me homologun e saj, Lulzim Basha, Kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, Presidentin Bamir Topi dhe kryebashkiakun e Tiranes, Edi Rama, u theksua nevoja e nje bashkepunimi me te gjere dhe miqesore mes dy vendeve. Sipas Bakojanit, marredheniet politike dhe ekonomike mes dy vendeve jane ne nivele shume te larta dhe se ishte e sigurt se keto marredhenie do te intensifikoheshin me shume.
"Duhet te marrim masa te menjehershme per intensifikim e marredhenieve ekonomike dhe forcimin e tyre, duke pasur parasysh qe investitoret greke jane bere partnere strategjike te ekonomise shqiptare", deklaroi ministrja e Jashtme greke ne fjalen e saj. Bakojani deklaroi se pakica greke ne Shqiperi duhet te sherbeje si nje faktor qe lidh dhe forcon me tej marredheniet mes dy vendeve. Nga ana tjeter, shefja e diplomacise greke konsideroi si ure lidhese edhe emigrantet shqiptare ne Greqi. "Nje ure tjeter qe lidh dy vendet tona eshte numri i madh i shqiptareve qe jetojne dhe punojne ne Greqi. Ata kane mundur te integrohen, te sigurojne nje jetese te mire, duke kontribuar per vendin e tyre", u shpreh ministrja e Greqise. Sipas Bakojanit, perspektiva evropiane e dy vendeve kerkon qe minoritetet te trajtohen me respekt dhe te kene te garantuara lirite e tyre. Cka e perkthyer nga gjuha diplomatike, ministrja e Jashtme greke ka kerkuar permiresimin akoma me shume te kushteve per pakicat greke ne Shqiperi, ndonese ato jane vleresuar te nje niveli shume te larte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›