Meningjiti, zgjerohet harta e semundjes
Harta e semundjes se meningjitit vazhdon te zgjerohet nga dita ne dite. Kete here ka qene qyteti i Durresit, i cili ka shenuar dy pacientet e radhes, nje prej te cileve humbi jeten. Ndonese vatrat e semundjes se rende jane duke u shtuar nga dita ne dite, per mjeket infeksioniste dhe drejtuesit me Ministrise se Shendetesise, situata vazhdon te mbetet normale. Per ta keto jane raste sporadike te izoluara, nderkohe qe te semuret paraqiten ne gjendje te rende shendetesore dhe kerkojne mjekim te specializuar. Nderkohe, rreziku qe mbart ky lloji te meningjitit qe ka prekur 8 persona eshte i madh, vendi yne as per llojet e tjera te kesaj semundjeje nuk disponon vaksinat e duhura. Keshtu, vendet e tjera evropiane te cilat jane te prekura nga ky lloj virusi ne kalendarin e vaksinave kane edhe ate qe lufton meningjitin viral, apo ndonje nentip te tij.
Brenda dy javesh, 8 persona jane prekur nga semundja e meningjitit. Nje vogelush 4-vjecar nga qyteti i Fierit dhe nje 35-vjecar nga Burreli, kane qene