Diagnostikimi i kancerit te prostates
Mjeket tani thone se nje menyre e zakonshme per zbulimin e kancerit te prostates mund te mos jete e efektshme per miliona burra. Ata e lidhin kete me peshen trupore.
Sipas studimi, te njerezit mbi peshe, kanceri mund te zhvillohet pa u kuptuar dhe arsyeja per kete nuk eshte dhjami qe e mbulon tumorin, duke e bere te padukshem, por eshte gjaku i tepert qe shkakton problemin. Mjeket ne qendren mjekesore te universitetit te Miciganit moren ne shqyrtim 13 mije burra me kancer ne prostate. Ata analizuan gjendjen e antigjenit PSA , proteine qe perdoret per te diktuar kancerin ne prostate duke matur pranine e saj ne gjak. Shkencetaret pane se nivelet e proteines PSA-se ishin me te uleta te personat mbi peshe. Dihet se nivelet e larta te PSA-se ne gjak perbejne nje shenje apo sinjal se kanceri mund te jete i pranishem. Atehere si shpjegohet qe te burrat mbi peshe e me kancer ne prostate nivelet e proteines PSA-se ishin me te uleta, madje nen nivelin normal? Shkencetaret thone se kjo ndodh pasi burrat mbi peshe kane sasi me te madhe gjaku ne organizem, dhe kjo shkakton uljen e nivelit te PSA-se. Por, ata thone se edhe matja apo leximi i gabuar i niveleve te PSA-se gjate analizave mund te jete nje arsye perse njerezit mbi peshe diagnostikohen me kancer teper te zhvilluar ne prostate. Kanceri i tyre zbulohet vone, kur tumori eshte rritur dhe kur nivelet e PSA-se jane aq te larta sa qe kanceri nuk mund te qendroje me i fshehur. Ekspertet thone se kerkime te tjera nevojiten per te percaktuar nese analiza e PSA-se duhet te korrigjohet per te marre parasysh peshen trupore te pacientit.