E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthimi i makines policia Dyshohet per eksploziv

Policia e Tiranes ka dale me nje deklarate zyrtare ne lidhje me shperthimin e ndodhur mengjesin e sotem ne kryeqytet duke theksuar se dyshohet per nje eksploziv. Sipas policise shperthimi ka ndodhur rreth ores 08.45 ne rrugen e Elbasanit prane Fakultetit te Gjuheve te Huaja ne Tirane ku automjeti tip Mitsubishi me targe TR. 2029 T me drejtues shtetasin Admir Gezim Sulaj 34 vjec lindur e banues ne Tirane ka qene ne ecje ne momentin e shperthimit.

Sipas policise dyshohet se automjeti tip Mitsubishi ka shperthyer ne pjesen e perparme si pasoje e vendosjes se nje sasie lende eksplozive duke plagosuar drejtuesin shtetasin Admir Sulaj i cili u dergua menjehere ne Spital ku aktualisht po merr ndihmen e pare mjekesore dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten.
Policia thekson se aktualisht grupi hetimor ne vendngjarje nen drejtimin e Prokurorit dhe nen drejtimin e drejtuesve te Policise se Tiranes po kryejne ekzaminimet hetimet dhe veprimet e para hetimore e proceduriale me synim zbardhjen e rrethanave te ketij shperthimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›