Shpërthimi i rafinerisë në Venezuelë, rritet numri i viktimave

Zjarri në rafinerinë e naftës në Venezuelë ka vijuar përgjatë gjithë natës së mbrëmshme, ndërsa raportohet se është rritur edhe numri i viktimave.
41 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga shpërthimi në rafinerinë Amuaj në shtetin verior të Falkonit, një nga rafineritë më të mëdha në botë.
Zyrtarët thanë se një rrjedhje gazi ka shkaktuar shpërthimin dhe se më shumë se 200 shtëpi janë dëmtuar.
Ministri i Minierave Rafael Ramirez tha se operacionet mund të rifillojnë brenda dy ditësh, pasi zona të deklarohet e sigurt.
Ai tha se furnizimi me karburante dhe naftë nuk do të ndalet pasi shteti ka mjaft rezerva për të mbuluar mungesën.
Një komision është ngritur për të hetuar shkakun e rrjedhjes. Presidenti Hugo Chavez ka shpallur tre ditë zie për viktimat.