Stuhia "Isaac", gjendje e jashtëzakonshme në 4 shtete në SHBA

Katër shtete të Gjirit të Meksikës në Shtetet e Bashkuara kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi stuhia tropikale “Isaac” po shkon drejt territoreve të tyre.
Guvernatorët e Luizianës, Misisipit dhe Alabamës kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi Florida u përmbyt nga shirat dhe erërat e forta të shkaktuara nga stuhia.
“Isaac” i është afruar Florida Keys. Stuhia pritet të forcojë në kategorinë dhe të godasë tokën e Floridës dhe Luizianës të martën ose të mërkurën.
Qindra fluturime janë anuluar dhe prodhimi i naftës dhe gazit është prekur nga stuhia që ka shkaktuar tashmë kërdi në Karaibe, duke vrarë të paktën gjashtë persona në Haiti dhe duke sjellë përmbytje në Kubë.