E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet Neil Armstrong njeriu i pare qe shkeli ne Hene

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjecare njeriu që bëri revolucion në misionet hapsinore duke shkelur i pari në Hënë. Neil Armstrong humbi jetën pas një operacioni në zemër të kryer këtë muaj, pas të cilit mjekët identifikuan dhe bllokim të enëve të gjakut.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës fituan garën hapësinore ndaj Bashkimit Sovjetik kur Neil Armstrong eci i pari në sipërfaqen e Hënës në vitin 1969. Neil Armstrong shkeli në hënë në 20 korrik të vitit 1969, pasi drejtoi misionin “Apollo”, teksa tek të gjithë mbetën fjalët e tij të famshme. ‘Një hap i vogël për njeriun, një hap i madh për njerëzimin’.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›