E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthimi i vullkanit Islanda mbyll hapesiren ajrore

Në Islandë është mbyllur hapësira ajrore, ndërsa shpërthimi  i një tjetër vullkani kërcënon  të gjunjëzojë transportin ajror në Europë. Bëhet fjalë për  Grimsvotn, vullkanin më të madh të ishullit që filloi të lëshonte llavë e hi për herë të parë që më 2004-ën.

Ndonëse paraprakisht shkencëtarët thanë se bëhej fjalë për një situatë të ndryshme e përjashtuan mmundësinë e përsëritjes së katastrofës së prillit të kaluar, një kolonë tymi 20 metra e gjatë që nga krateri ka bllokuar tashmë avionët lokalë.

Alarmi është përhapur në mbarë Europën perëndimore e reja e hirit vullkanik pritet të mbërrijë të martën në Skoci, për t'u shtyrë më pas nga era drejt lindjes së Francës së veriut spanjoll rreth mesjavës.

Një vit më parë, shpërthimi i një vullkani disa herë më të vogël se Grimsvotn anuloi të paktën 100 mijë fluturime e shkaktoi vonesa e probleme për të paktën 8 milionë pasagjerë e humbjet për kompanitë  ajrore që tejkaluan 3,5 miliardë euro.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›