E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet protesta opozita rikthehet ne oren 18.00

Si në ditët e fundit dhe gjatë së hënës disa qindra simpatizantë dhe mbështetës të Partisë Socialiste janë mbledhur para portës kryesore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ata kanë kërkuar mos njohje të rezultatit të pritshëm për garën e Tiranës dhe kanë lëshuar parulla kundër KQZ-së dhe kreut të saj. Simpatizantët nuk janë konfliktuar me policinë dhe pas disa dhjetra minutash janë shpërndarë.

Ata pritet të mblidhen rreth orës 18:00. në protestë kanë qenë të pranishëm deputetë të Partisë Socialiste, të cilët dhe kanë mbajtur fjalime në një podium të improvizuar para derës së jashtme të KQZ-së. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›