Shpërthimi në “Brryl”, Qytetarët: Karburantet në zona të banuara janë “bomba” poshtë shtëpisë

Te jetosh mbi një bombë e përshkruan banorët e zonës së “Brrylit” në Tiranë rrezikun që sipas tyre sjellin karburantet mes zonave të banuara, siç dëshmoi ngjarja në një pikë të kompanisë “Eida”, ku shpërthim rrezikoi të shkaktojë tragjedi.
Qytetarët thonë se shpërthimi që tronditi zonën në orët e para të mëngjesit u ndje i fortë dhe krijoi situatë paniku.
Ngjarja që la pas tre të plagosur dhe dëme të mëdha materiale edhe në biznese e banesat ngjitur, rikthen në vëmendjen debatin për karburantet mes zonave të banuara dhe rrezikun që sjellin.
Banorët e Tiranës, ku fenomeni është i përhapur gjerësisht, kërkojnë ndërhyrje të institucioneve
Shpërthimi në karburantin e “Brrylit” rikthen debatin e vjetër për sigurinë e pikave të karburanteve të vendosura mes zonave të banuara.
Prej vitesh janë ngritur shqetësime për distancat nga banesat, kushtet teknike, licencimin dhe kontrollet periodike.
Ngjarja e fundit ngre sërish pyetjen se sa të sigurta janë këto struktura pranë pallateve dhe zonave me dendësi të lartë banorësh.