E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthimi ne Bulqize pezullohet puna nga minatoret

Pas shperthimit te ndodhur diten e djeshme eshte pezulluar puna sot ne minieren e Bulqizes. Gjate shperthimit te djeshem mbeti i vdekur 1 minator ndersa 9 te tjere u plagosen. Sipas te dhenave mesohet se paraditen e sotme minatori Naim Shyti pritet te percillet per ne banesen e fundit ndersa ne kortezh do te marrin pjese edhe 700 minatoret e Bulqizes per ti dhene lamtumiren e fundit kolegut te tyre. Ndersa me vone sindikata e minatoreve do te mblidhet per te vendosur nese ne ditet ne vijim puna do te vazhdoje me te njejtat kushte apo jo. Ne kete ngjarje tronditese jane perfshire edhe 9 minatore te tjere ku tre prej tyre jane ne gjendje te rende ne spitalin ushatarak te Tiranes ndersa pjesa tjeter po marrin ndihmen mjekesore ne spitalin rajonal te Bulqizes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›