E Martë, 3 Nëntor 2026

Shpërthimi në Lushnje, flasin familjarët e babë e bir që humbën jetën: Kishin vite që punonin me vinç

Familja Hoxha në fshatin Stan Karbunarë të Lushnjës ka hapur dyer e mortit. Familjarë e të afërm po i japin lamtumirën Rolandit 51 vjeç dhe Elidonit, 23 vjeç të cilët humbën jetën humbën nga një shpërthim, teksa punonin me vinç në një kapanon ndërtimi.

Familjarët shprehen se ngjarja i ka tronditur shumë, ndërsa i vlerësojnë si dy njerëz të jashtëzakonshëm dhe punëtorë. I afërmi shprehet se ka mbetur i habitur pasi Land Hoxha kishe vite që punonte me mjetin vinç.

“E mora vesh më atë të televizionit. Jemi habitur. Ka bërë punë të ndryshme me makina dhe vinc. Landi një djalë i shkëlqyer. Ka vite që punon me vinc, që pas vitit 2000. Ka lënë pas bashkëshorten, 2 fëmijët dhe nënën e tij. I biri punonte këtu, ishte shumë punëtor. Të dy njerëz të jashtëzakonshëm”, shprehet familjari.

Edhe bashkëfshatarët kanë shprehur keqardhjen nga ngjarja e rëndë. Ata shprehen se shpërthimi është ndjerë edhe në banesat e tyre.

“Lajmi i keq na ka tronditur shumë.  Land Hoxha kishte kohë që me merrej me makina me hekurat. Të dy djemtë i mbante pas në punë. Njeri ishte ca kohë jashtë, por i merrte me vete në punë. E dëgjova shpërthimin dhe tronditjen. Pasi e mora vesh ç’të thuash, na vjen keq shumë”, u shpreh bashkëfshatari.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e së premtes (2 mars) në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plastmasit”, në një kapanon në ndërtim, për shkak se vinçi ra në kontakt me shtyllën e tensionit të lartë. Viktima mbetën Roland Hoxha dhe i biri i tij Elidon Hoxha, ndërsa mes personave të plagosur është edhe deputeti Bujar Çela. Ai është dërguar në spital në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›