E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA: Izraeli është dakord për armëpushimin 6-javor në Gaza, pritet përgjigja e Hamasit

Një prej zyrtarëve të lartë amerikanë ka bërë të ditur se Izraeli ka pranuar propozimin e armëpushimit 6-javor në Gaza.

Sipas zyrtarëve amerikanë një fazë të dytë të propozimit do të përpunohet gjatë këtyre gjashtë javëve për të ndërtuar diçka më të qëndrueshme.

I njëjti zyrtar tha se ekziston një marrëveshje kornizë që Izraeli pak a shumë e ka pranuar.

Një nga elementët pengues sipas amerikanëve është se Hamasi nuk ka rënë ende dakord për lirimi e pengjeve.

Zyrtari shtoi se SHBA ka mbajtur “një numër takimesh” në Izrael dhe një takim në Paris gjatë disa javëve të fundit.

Të premten zyrtarët besonin se bisedimet për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza ishin ende në rrugën e duhur – edhe pasi më shumë se 100 palestinezë u vranë të enjten teksa ata u përpoqën të merrnin ushqim në qytetin e Gazës.

Zyrtarët amerikanë thanë se masakra e shtoi urgjencën e bisedimeve ndërsa presidenti amerikan Joe Biden bëri thirrje  për një “armëpushim të menjëhershëm” për të paktën gjashtë javë si pjesë e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›