E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi në Prishtinë, Gjermania i konsideron absurde përfshirjen

Berlin (start)Gjermania i ka cilësuar si absurde deklaratat e fundit nga autoritetet kosovare, sipas të cilave në shpërthimin e disa ditëve më parë në Prishtinbë në zyrat e agjensisë ndërkomëbëtare kishin gisht tre shtetas gjerman. Autoritet gjermane refuzuar të komentonin nëse tre gjermanët e ndaluar në Kosovë u përkisnin shërbimeve të saj sekrete.

"Ideja që qeveria e Republikës federale gjermane të jetë përfshirë në atentate terroriste është absurde", deklaroi sot gjatë një konference shtypi zëvendëszëdhënësi i shtypit të qeverisë, Thomas Steg.

Ai refuzoi të konfirmonte ose përgënjeshtronte se tre të dyshuarit u përkisnin shërbimeve sekrete, duke shpjeguar se çështjet e shërbimeve sekrete nuk komentoheshin në publik, por i takonin ekskluzivisht një komisioni parlamentar.

Policia e Kosovës ndaloi të enjten tre shtetas gjermanë, që dyshohen se qëndrojnë pas një atentati më 14 nëntor kundër ambienteve të përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian (BE) në Prishtinë. Media gjermane dhe kosovare kanë konfirmuar se tre personat punonin për shërbimin e jashtëm sekret gjerman (BND).

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›