E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi: OKB nuk do të mblidhet gjatë kësaj jave

Prishtinë (start)Shtypi në Prishtinë bën të ditur se Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk ka parashikuar ndonjë mbledhje për Kosovën gjatë kësaj jave. Mediat kosovare i referohen zyrës së shtypi të sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-Mun.
Sipas një zyrtareje të kësaj zyre, futja në axhendë me procedurë të shpejtë të ndonjë çështjeje bëhet në raste emergjente, kur ka kriza, por në këtë rast ajo theksoi se "ne nuk shohim ndonjë krizë të tillë në Kosovë".

"Ajo që mund të them është se në axhendën e Këshillit të Sigurimit për këtë javë nuk figuron të jetë caktuar ndonjë mbledhje kushtuar Kosovës", theksoi zyrtarja për gazetën "Zëri" të Prishtinës.

Ky informacion i medias kosovare pason njoftimet e djeshme të medias serbe se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet ditën e mërkurë për të rikonfiguruar misionin civil ndërkombëtar në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›