Shperthimi ne Prishtine, ende asnje i dyshuar

Zedhenesi i policise, Veton Elshani tha per Top Channel se po zhvillohen hetime intensive ne lidhje me ceshtjen, por deri me tani nuk ka persona te dyshuar dhe per rrjedhoje nuk dihen ende motivet e sulmit.
Nderkohe, nuk cojne ne zbardhjen e ceshtjes deklaratat e punonjesve te sigurimit, te cilet po benin roje ne momentin e shperthimit.
Lidhur me kete rast autoritetet policore u bejne thirrje qytetareve te Kosoves qe te bashkepunojne me policine per zbardhjen sa me shpejte te tij, qellimi i te cilit konsiderohet te kete qene prishja e raporteve mes Kosoves dhe bashkesise nderkombetare.
Nga shperthimi qe ndodhi te premten ne mbremje nuk ka pasur te lenduar ne njerez, por jane thyer xhamat e nderteses se ICO-se.
Ky sulm ndaj zyres civile nderkombetare ne Prishtine dhe ndaj perfaqesuesit te BE-se Peter Faith, eshte denuar ashper nga institucionet e Kosoves, partite politike dhe nga perfaqesite diplomatike ne Kosove.