Thaci: Debim serbeve qe kane uzurpuar banesat

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, gjate nje vizite ne Mitrovicen e Veriut ka kerkuar qe serbet te leshojne shtepite e uzurpuara me force.
Sipas tij, ne Kosove nuk do te kete me zona me nje etni, por levizje te lire te qyetareve. Deklarata e Thacit eshte komentuar si ofensive agresive ndaj politikes se Beogradit te diteve te fundit.
“Do te kemi nje projekt te ri qe do prezantohet se shpejti, qe rreth 1 mije banesa dhe shtepi te uzurpuara ne menyre ilegale ne veri te Mitrovices te debohen. Per ata qe do vendosen parashikojme standarte evropiane, te aplikuara edhe ne jug”, ka pohuar Thaci.
Me tej, duke folur per planin 6 pikesh te OKB-se per misionin EULEX, kryeministri e ka cilesuar ate “nje projekt te erret”.