E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthimi ne Tirane, pranga dy te dyshuarve

Pas shperthimit te regjistruar ne lokalin “Dea”, ne rrugen “Emin Duraku” ne kryeqytet, ne nje pike kontrolli ne rrugen “Ali Demi” eshte  konstatuar nje motorciklete qe levizte me shpejtesi, e cila nuk i ka qendruar policise edhe pas i eshte bere sinjali per te ndaluar.

Pasi jane ndjekur nga policia te dy personat e dyshuar kane braktisur mjetin e tyre dhe kane hyre ne shkallet e brendshme te nje pallati. Njeri prej tyre i eshte dorezuar policise, ndersa tjetri, ka rene nga kati i peste ne toke, gjate tentatives per te hipur ne tarracen e ketij pallati.

Ne nje komunikim per shtyp, policia tha se, 21 vjecarit Erges Isufi iu be thirrje per t’u dorezuar, por ai nuk i eshte pergjigjur policise. Kjo e fundit tha se dy personat kane lidhje me shperthimin dhe per ta eshte marre masa e arrestit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›