E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë,eksploziv në një lokal

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer rreth orës 01.00 të ditës së sotme dhe ka shkatërruar plotësisht pjesën e parme në lokalin "Dea" në rrugën "Emin Duraku" në Tiranë, e cila ndodhet përballë me ish-ekspozitën "Shqipëria Sot". Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia që shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes tha se nuk ka dëme në njerëz dhe se sasia e eksplozivit mendohet të jetë vendosur pak minuta pasi lokali ishte mbyllyr. Banorët e zonës përreth janë tronditur pasi ky lokal, në pronësi të shtetasit Gerald Shyti, ndodhet në katin e parë të një pallati 10 katësh.
Zona ku ndodhi shpërthimi është e mbipopulluar. Policia tha se janë marrë në pyetje persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, por ende nuk ka asnjë të dyshuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›