Shpërthimi në uzinë, asnjë punëtor i siguruar nga firma
Prokuroria dhe Inspektorati i Punës urdhëruan dje firmën italiane Ital-Crome të ndalë punën në uzinën e Ferro-Kromit Burrel, pas plagosjes së 3 punëtorëve nga shpërthimi i furrës.
BURREL/ ENVER DOÇI
Oficerë të Policisë Gjyqësore, prokurorë dhe specialistë të Inspektoratit të Punës janë ndodhur gjatë gjithë ditës së djeshme në uzinën e Burrelit. Ata kanë kërkuar ndaljen e punës. Së pari, për të vazhduar hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes ku mbetën të lënduar tre metalurgë dhe së dyti për të parandaluar ndonjë ngjarje tjetër më të rëndë. Prokuroria e rrethit gjyqësor Mat po heton në lidhje me mundësinë që kishte firma për parandalimin e ngjarjes dhe masat që ajo kishte marrë për sigurimin e jetës së metalurgëve. Burime të besueshme pranë organit të akuzës thonë se, nga hetimet e para vërehet se mbi 100 metalurgë nuk ishin të siguruar nga firma koncesionare. Ndërkohë, specialistët e Inspektoratit të Punës, kanë konstatuar se shkeljet janë më të rënda. Firma koncesionare nuk është treguar e gatshme të dorëzojë në Drejtorinë Rajonale të Punësimit as listën e të punësuarve dhe as metalurgëve të siguruar. “Kushtet e punës janë mjaft të rënda. Askush nuk është interesuar për metalurgët”, tha Ruzhdi Hoxha, specialist në UFK-në Burrel. “Për mendimin tim firma që ka marrë uzinën është fantazmë. Ajo jo vetëm nuk ka plotësuar kushtet më minimale të punëtorëve, por nuk ka kryer asnjë investim në uzinë. Gjendja është e rëndë. Me sa duket duhet të presim të kemi viktima për të reaguar pastaj. I bëj thirrje qeverisë dhe strukturave të specializuara të ndalin ndonjë ngjarje tjetër më të rëndë në uzinën e Ferro-Kromit Burrel”. Dy nga metalurgët që pësuan djegie kanë lënë dje spitalin e Burrelit, ndërkohë Simon Menga është dërguar për një kurim më të specializuar në Tiranë. Menga ndodhet në gjendje të rëndë, pasi sipas dëshmive gjatë punës ai po qëndronte shumë pranë furrës dhe llava i ka shkaktuar djegie të madhe. Nga dëshmitë e tyre furra kishte qenë me defekt dhe e amortizuar, por këto ditë puna vazhdonte pa u marrë asnjë masë. Punëtorët tregojnë se megjithëse firma italiane kishte prej dhjetorit që kishte marrë me koncesion uzinën, asnjë investim nuk ishte kryer. Sipas tyre, të gjitha pajisjet e punës ishin të njëjtat, si disa dekada më parë, kur u ndërtua nga specialistë të ardhur nga Kina.