Avokati: Masakra e Kozarës, provat e manipuluara nga policia
BERAT - Kaseta filmike mbi vrasjen e 3 anëtarëve të familjes Mara është e manipuluar nga forcat e policisë.
Avokati i vëllait të viktimës, Luan Mara, i akuzuar për vrasjen e trefishtë të Kozares, u shpreh dje se, ka të dhëna kontradiktore mbi ngjarjen.
Gjatë seancës së djeshme të procesit, e cila do të pasohet me dhënien e pretencës, janë shfaqur disa pamje filmike mbi skenën pas vrasjes së Shpëtim, Florie dhe Artiol Mara, të rrëfyera nga i akuzuari për vrasje. Menjëherë pas tyre kanë reaguar familjarët dhe avokati mbrojtës, Dilaver Bregasi. “Në këtë kasetë janë bërë montime të ndryshme, pa praninë e avokatit dhe prokurorit të çështjes, por vetëm në prani të policisë. Aty, Luan Mara është shprehur se, në fillim djali ka qenë në prehrin e babait, më pas në prehrin e nënës. Ndërsa nga këqyrja e vendngjarjes rezulton se fëmija ka qenë i mbuluar me batanije gjer në fyt”, ka vazhduar avokati. Sipas tij dhe familjarëve të të arrestuarit, provat janë manipuluar, duke u munduar të fajësohet Luan Mara. I ati i tij pohoi, se në të gjitha filmimet, i biri ka dhënë variante të ndryshme, si pasojë e dhunës së policisë. “Nëse djali ynë do të kishte kryer vrasjet, le të vdiste në burg ose ne do ta kishim vrarë me duart tona. Por, kjo që po na ndodh është tjetër vrasje se, autori është ende i lirë”, deklaroi dje Shefqet Mara. Ai ka këmbëngulur se autori i vërtetë i krimit është ende i lirë në fshatin e tyre. Më datë 2 maj është caktuar seanca kur prokurori i çështjes do të japë pretencën për krimin e trefishtë, për të cilin akuzohet vëllai i kryefamiljarit të vdekur. Sipas të afërmve, nëse drejtësia nuk do të vendosë, atëherë ata vetë do ta zgjidhin çështjen me vetëgjyqësi. d.xh