Shperthimi tek cadra e PS-se Policia Ishte shashke

Policia ben te ditur se shperthimi i ndodhur dy dite me pare prane cadres elektorale te Partise Socialiste eshte shkaktuar nga shperthimi i nje fishekzjarri. Nga akti i Ekspertimit te Njesise Speciale te Antieksploziv mbi shperthimin tek nje kosh plehrash prane lulishtesh Vellezerit Frasheri eshte arritur ne perfundim se eshte shkaktuar nga plasja e nje shashke njofton policia e Tiranes. Akti i eksperteve argumenton se fuqia e shperthimit eshte shtuar nga shperthimi i gazit qe mund te kete patur bombola e petrogazit plus barutin e fishekzjarrit dhe gazin shperthyes brenda kazanit qe ne disa raste e clirojne mbeturinat e ndryshme.
Ne nje deklarate per mediat shperndare nga policia thuhet se ne nje kazan mbeturinash prane cadres elektorale te Partise Socialiste jane gjetur copa bombule gazi e cila ka sjelle dhe shperthimin. Si pasoje e ketij shperthimi eshte plagosur lehte shtetasi Armando Dyrmishi 29 vjec. Menjehere per ne drejtim te vendit te ngjarjes kane mberritur sherbimet e policise grupi i posacem hetimor Eksperte xhenier Eksperte Antiekspoliziv te cilet aktualisht po kryejne veprimet e para hetimore dhe proceduriale duke mbledhur dhe administruar provat. - thuhet ne deklaraten e policise. Gjithashtu policia ben te ditur se grupi hetimor ne vendngjarje po kryhen veprimet e metejshme proceduriale ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane per te sqaruar rrethanat dhe shkaqet e ketij shperthimi.
Nje shperthim ka ndodhur rreth ores 2115 ne cadren e ngritur nga Partia Socialiste ne bulevardin e Tiranes ndersa mesohet se nje person eshte plagosur. Ne vendngjarje ka mberritur policia. Sipas saj ne vendin e ngjarjes ka mbetur i plagosur A. Dyrmishi 28 vjec nderkohe qe te pranishmit u shprehen se person i plagosur ishte pikerisht ai qe kishte tentuar te hidhte lenden plasese. Po ky person dyshohet se eshte larguar me pas me taksi. Dyshohet se ngjarja ka lidhje me incidentin e ndodhur sot ne fakultetin e inxhinierise ku gjate nje takimi me studentet Basha u cilesua si vrases nga nje pedagoge dhe eshte kryer me qellim largimin e vemendjes nga ky incident.