Komiteti Shqiptar i Helsinkit raport për zgjedhjet vendore
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka publikuar sot raportin për zgjedhjet lokale të 8 majit.
Në raport kostatohen disa problematika gjatë procesit zgjedhor si shpallja me vonesë e listave paraprake të zgjedhësve si dhe sensibilizimi i qytetarëve për procesin e votimit.
Gjithashtu KSHH-ja thekson në raportin e saj se atmosfera parazgjedhore është e tensionuar, tension që sipas saj është influencuar nga gjuha e urrejtjes së dy liderëve kryesorë të partive politike.