E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja ne Durres arrestohet autori

Një nga anëtaret e Shtabit Socialist të kandidatit Vangjush Dako, djali i Mjeshtrit te Shahut Fatos Muça është plagosur rëndë me thikë mesnatën e kaluar, ndërsa shërbimet e policisë kanë arrestuar disa orë më vonë shtetasin Ergest Ferhati 23 vjec.(UPDATE)

Ndaj tij eshte ngritur akuza e plagosjes se rende me dashje nderkohe qe gjithcka ndodhi ne nje lokal prane shetitores bregdetare, gjate nje sherri mes 33-vjeccarit te plagosur dhe te arrestuarit.

Motiv i sherrit kane qene perplasjet e natyres politike, pjese e nje tensioni te pergjithshem qe ekziston ne qytet ne keto dite te fundit te fushates elektorale.

I demtuari qe ka qene ne gjendje te dehur ne castin e ngjarjes ndodhet ne spital me tre plage te marra ne trup, por mjeket bejne te ditur se ai ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›