Shpetim Gjika Historia nuk mund te zhbehet
Kryebashkiaku i Vlores Shpetim Gjika reagoi dje ne menyre te terthorte edhe ndaj nismes se qeverise per te ngritur nje tjeter monument per Pavaresine ne 100-vjetorin e kesaj ngjarjeje. Gjate fjales se mbajtur dje ne ceremonine e perkujtimit te 99-vjetorit te pavaresise Gjika tha se dimensionet e kesaj ngjarjeje ketij sheshi ketij monumenti nuk mund ti cenoje askush. Madje as ata qe duke luajtur me pushtetin duke e vene ate mbi gjithcka kerkojne ti zbehin sadopak shkelqimin ndritshmerise se 28 Nentorit Sheshit te Flamurit Vlores sone heroike simbolit te te gjithe shqiptareve. Sepse 28 Nentori i vitit 1912 eshte i lidhur ngushte me Sheshin e Flamurit me Vloren tone tuajen me Vloren e Shqiperise e te Kosoves. Gjika tha me tej se keta burra qe jane derdhur ne bronz me madheshtine e tyre te skalitur duket sikur na bejne thirrje te jemi vigjilente. Sepse historia nuk mund te zhbehet ajo eshte nje dhe e tille do te jete pergjithmone ashtu sic eshte i tille edhe ky monument qe i jep madheshtine ketij sheshi. Monumenti i Pavaresise ja ku eshte ai nuk mund te tjetersohet sepse ndryshe tjetersojme vete historine tjetersojme dimensionet e 28 Nentorit.