E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi Nje panteon i perbashket per te gjithe baballaret e kombit

Aktiviteti PDIU feston ne qender te Tiranes festen kombetare

Ne diten e perkujtimit te 99-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise kryetari i Partise Drejtesi Integrim dhe Unitet Shpetim Idrizi hodhi idene e krijimit te nje panteoni per te kujtuar rilindesit te cilet kane dhene kontributin e tyre ne ndertimin e Shqiperise. Kete deklarate kreu i PDIU-se e beri gjate organizimit qe kjo parti beri ne Uren e Vogel te Tiranes me rastin e Dites se Flamurit. Nuk mund te kemi vellezerit Frasheri nga liqeni Skenderbeun ne Lezhe Ismail Qemalin ne Vlore. Sot eshte nje dite ku duhet te vleresojme dhe te nderojme ata burra dhe gra qe e bene Shqiperine te lire sic eshte sot. Une u bej thirrje forcave politike dhe qeverise shqiptare te ngreje memorialin e te gjithe shqiptareve te mos lejojme qe rilindesit te jene te shperndare beri thirrje Idrizi. Sipas tij ky panteon duhet te ngrihet ne zemer te Tiranes duke i dhene mundesine cdo shqiptari ta perdore kete vend per tu bere nderimet e merituara te varret e atyre qe kane dhene nje kontribut te cmuar per shtetin shqiptar. Ne kete menyre duket se PDIU propozon nje model te ngjashem me ate qe gjendet ne Arlington te Virxhinias ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ku jane te mbledhur varrezat e shume patrioteve amerikane. Sipas Idrizit shqiptaret nuk duhet te mbajne flamur kombetar vetem ne nje dite te vitit por pergjate kohes ta mbajne ne ballkon flamurin e Shqiperise. PDIU per kater vite rresht ka organizuar thirrjen e madhe qe cdo shtepi shqiptare te kete nje flamur. Sot gjithe Shqiperia Kosova ameria jane veshur kuq e zi. Une bej thirrje qe gjate gjithe vitit deri ne pervjetorin e 100 te pavaresise te valevitet flamuri kuq e zi pa reshtur ne cdo shtepi shqiptari theksoi kreu i PDIU-se. Sipas tij te gjitha forcat politike duhet te bashkeveprojne sot ne menyre qe te arrihet te bashkohen te gjitha trojet shqiptare nga Presheva deri ne Preveze. Ne kete aktivitet te rinjte e Klubit te Patrioteve te Rinj dhuruan per te gjithe te pranishmit dhe kalimtaret mijera flamuj me qellim vendosjen e tyre neper shtepite e tyre. Kartolina urimi per pavaresine dhe stema iu dhuruan te gjithe kalimtareve te rastit. Dy dite me pare PDIU dhe shoqata ameriame rastin e festimeve te Pavaresise dhe lirimit celen ne Muzeun Kombetar ne kryeqytet ekspoziten e projekteve te fazes finale te konkursit Varreza monumentale te shqiptareve te amerise ne Qafe-Bote ku u ekspozuan tete projektet e studiove prestigjioze nga Shqiperia dhe Kosova. Kjo ekspozite do te qendroje e hapur per nje jave dhe me pas do te shpallet projekti fitues ne baze te te cilit do te ndertohen edhe varrezat monumentale ne fshatin Kllogjer te Sarandes. Varrezat do te sherbejne si monumenti perkujtimor i rreth 2600 shqiptareve te amerise te cilet humben jeten nga uria etja dhe semundjet rruges per ne Shqiperi pas gjenocidit te ushtruar ndaj tyre nga bandat e Napoleon Zerves. Ne afersi te fshatit Kllogjer ne Sarande ne nje varreze masive prehen shpirtrat e qindra prej ketyre shqiptareve ne nje siperfaqe qe prej vitit 1991 eshte ne pronesi te shoqates ameria.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›