E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpëtim Gjika: Pallati i Bashës është me leje, nuk kam shkruar unë në FB

pallate-vlore-1Vlorë- Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka hedhur poshtë gjithë lajmet e një dite më parë që ishin publikuar në media lidhur me një deklaratë të tij në rrjetet sociale se fadriomat ishin bërë gati për të rrëzuar në tokë edhe dy pallate të ndërtuar fare pranë hyrjes ë tunelit në Ujin e Ftohtë në Vlorë, të cilat janë pronë e kunatit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Gjika tha se nuk e kam ‘shkruar unë atë deklaratë dhe e ajo faqe e Facebook-ut nuk është e imja, por është piratuar në emrin tim’.

Por a do të prishte pallati?

Pyetjes së gazetarëve ndërsa ndiqej operacioni për prishjen e ndërtimecve në Pyllin e Sodës, Gjika i është përgjigjur: “Jo, pallati është me leje ndërtimi nga Bashkia e Vlorës”. Por ai ka shtuar se qeveria e re e drejtuar nga Rama do të hartojë një plan të ri rregullues për gjithë vijën bregdetare dhe nëse këto ndërtime do të bien ndesh më këtë plan të ri, atëherë do të ndërhyhet.

Pallatet, e njohur si të Bashës, një çift kullash, janë ndërtuar poshtë rrugës, brenda zonës ujore, duke u ngritur mbi mbushjet me inerte në det dhe në kohën e ndërtimit ato u kontestuan fuqishëm si nga komuniteti ashtu edhe nga media.

Foto: Ilustruese

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›