Prishja e ndërtimeve pa leje, Bashkia e Vlorës nis aksionin në Llogara
Vlorë- Bashkia e Vlorës ka nisur sot aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare, ndërsa puna ka nisur fillimisht në zonë e Llogarsaë, ndërsa më pas do të vijohet në Vlorë dhe në pyllin e Sodës. Në aksion kanë kanë marrë pjesë edhe forcat e policisë së rendit dhe asaj bashkiake për të shmangur një konflikt të mundshëm me pronarët.
Shembja e ndërtimeve pa leje është një nga premtimet e forta që ka bërë Partia Socialiste gjatë fushatës dhe që ka nisur ta mbajë fill pas rezultatit të 23 qershorit që i dha fitoren koalicionit të majtë.
Edhe ditën e djeshme, në një tryezë me kryebashkiakët e qyteteve bregdetare, zoti Rama ripërsëriti apelin për të gjithë ata që kanë nisur apo kanë zaptuar bregdetin me ndërtime pa leje, se aksioni i ndërmarrë në Vlorë, për prishjen e tyre, do të shtrihet nga veriu në jug të vendit.
Ndërtimet pa leje janë zhvilluar shumë dhe nuk janë për të bërë sehir, por duhet vepruar me shpejtësi për të hedhur përtokë këtë dallgë të madhe ilegaliteti që dëmton prona private dhe publike. Pra, këto janë çështjet më të nxehta për tu diskutuar dhe ju jeni të lirë të zhvilloni një bashkëbisedim të hapur që qytetarët të dëgjojnë se çfarë problemesh ka dhe që ai aksion që ka nisur në Vlorë të shtrihet në gjithë vijën bregdetare të vendit nga veriu në jug,- tha Rama.