E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnjë, vritet 35 vjeçari pas një sherri

downloadNjë tregtar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pas një sherri me armë në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, kur në vendin e njohur si “tregu i shumicës” janë dëgjuar të shtëna me armë.

Viktima ëështë 35-vjeçari Dashamir Qyrka, tregtar nga Shijaku. Megjithëse 35-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ai nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda.

Në komisariat janë shoqëruar disa persona të cilët dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen, pasi kanë qenë dëshmitarë okularë. Sipas policisë lokale, dy autorët e ngjarjes janë identifikuar por për arsye hetimi emrat e tyre nuk bëhen të ditur./A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›