Shpëtim Idrizi do futet nesër në Kuvend

Ish deputeti i Partisë Socialiste Shpëtim Idrizi do të futet nesër në Kuvend. Drejtuesi i PDU-së Shpëtim Idrizi ka deklaruar se do të marrë pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit ku dhe do të betohet si deputet i kësaj legjislature. Mësohet se Idrizi do të mbajë edhe një fjalim nesër në seancën plenare ku sipas tij do të sqarojë vendimin për hyrjen në Parlament. Me hyrjen e deputetit Shpëtim Idrizi arrin në 76 numri i deputetëve të cilët janë betuar si deputetë të kësaj legjislature.
Ish deputeti i PS-së Shpëtim Idrizi u largua nga kjo forcë politike dhe së bashku me deputetin e zgjedhur nga PDI-ja në zgjedhjet e qershorit, Dashamir Tahiri formuan Partinë Drejtësi dhe Unitet e cila sipas tyre do të fokusohet tek zgjidhja e çështjes kombëtare mbi të gjitha atë të popullsisë çame.