Shpetim Shkembi Ju tregoj cfare na ndodhi ne ushtri ditet kur na moren Beqir Ballukun
Ish-ushtaraku i larte tregon momentet kur referonte para lidershipit historik te ushtrise. Si perjetoi momentet kur i duhej ti pergjigjej Beqir Ballukut per situatat qe kishte projektuar dhe castet e vecanta kur e ndihmoi Petrit Dumja. Si e mesuan arrestimin e gjeneraleve historike
HYRJE
Shume vite dhe ngjarje ka kujtuar dhe kujton shoqeria apo edhe historia e derrmuar shqiptare por vitin 1974 askush dhe asnjehere nuk do te mund ta fshije dot nga kujtesa. Ne ate vit u fut fshesa e hekurt ne ushtri dhe u shkermoq me zjarr dhe hekur gjithe lidershipi ushtarak. Ne ate vit te 1974-s shqiptaret do te mbajne mend arrestimin dhe ekzekutimin e komandanteve te shquar te luftes dhe gjeneralet e famshem te ushtrise Beqir Ballukun Petrit Dumen dhe Hito Cakon. Pas tyre syrgjynosjet ne qelite speciale te sigurise se larte te te gjithe gjeneraleve te tjere te ushtrise qe gjithashtu vinin si kuadro qe kishin drejtuar formacionet e medha te Luftes se Dyte Boterore.
Por mbresa dhe pesha e madhe qe ata lane ne popull nuk mund te krahasohet kurrsesi me ate plage qe la ne radhet e ushtrise humbja e papritur e tyre. Ushtria e cila ishte farketuar dhe zhvilluar me emrin dhe autoritetin e tyre do te duhej te perjetonte momentet e perbaltjes se pashembullt. Ne tribunat ushtarake ku formacioni i forcave te armatosura kishte pare gjeneralet me Beqir Ballukun ne krye tashme do te mund te shikonte pasardhesit e tjere. Por derrmimi i ushtrise ka qene konkret dhe i dukshem. Radhet e saj pas vitit 1974 kane qene te traumatizuara. Pesha e dhimbjes e kalonte logjiken njerezore.
Shpetim Shkembi nje nga ish-kuadrot e larte te ushtrise shqiptare dhe njeri prej oficereve qe ka referuar per vite te tera para gjeneraleve te famshem duke filluar nga Beqir Balluku Petrit Dume Muhamet Prodani etj. sjell ne kete interviste ekskluzive per lexuesit e standard gjithe atmosferen e renduar qe ka ekzistuar ne momentet qe u shfaros lidershipi historik i ushtrise.
Por Shpetim Shkembi sjell me emocione te gjalla edhe gjithe natyren e atyre qe u konsideruan armiq. Si komunikonin me vartesit dhe emocionet qe shkaktonin me pjesemarrjen e tyre ne reparte ku zhvilloheshin stervitje te ndryshme. Cila ishte natyra e tyre ne stervitje dhe si vijonte ajo ne takime te lira duke filluar qe me ushtaret Cfare ndodhi qe ata u arrestuan ne menyren me te rrufeshme Si u perjetua ne repartin qe ata ishin atashuar prej vitesh Momentet qe ushtaret dhe kuadrot filluan stervitjen pa pranine e gjeneraleve me te cilet ishin mesuar qysh kur kishin njohur vetenhellip etj.
Gjithcka do te ndiqet ne kete interviste te pare te vete personit qe ka qene per shume vite drejtperdrejt ne stervitjet e posacme para Beqir Ballukut dhe te gjithe gjeneraleve deri ne momentin qe u shpallen heretike.
Zoti Shpetim kur jeni diplomuar si oficer i forcave te armatosura
Une jam diplomuar si oficer ne vitin 1970.
Cila ishte detyra apo puna juaj e pare pas diplomimit mund ta kujtoni me hollesi
Qe ne momentin qe jam diplomuar pra ne qershorin e vitit 1974 jam emeruar ne Brigaden e Pare te Kembesorise e cila ishte dislokuar ndermjet Tiranes dhe Durresit qe saktesisht i bie ne zonen e Vores. Doja te shtoja ketu sepse ajo brigade ku u caktova une ne ate kohe shikohej me nje respekt te vecante madje konsiderohej si privilegj te ishte prane saje aq me shume qe te punoje si kuader i ri.
Pse
Sepse konsiderohej brigada e themeluar nga Mehmet Shehu apo si te thuash komandanti i pare i saje qe ne krijim kishte qene Mehmet Shehu. Kjo nuk ishte pak po te kemi parasysh kohen kur Mehmet Shehu konsiderohej nje burre shteti i pazevendesueshem dhe me nje reputacion te madh ne popull sa qe per te ngriheshin legjenda pas legjendash te cilat kishin si subjekt qe periudhen kur ishte luftetar i brigadave ne Spanje dhe deri ne kohen qe drejtonte Brigaden e Pare ne te cilen me emeruan edhe mua qe ne fillim. Ndersa kenaqesia tjeter apo fati yne qe emeroheshim ne ate brigade ishte se ishim afer kryeqytetit. Nuk ishte e paket qe te kishe mundesine te stabilizoheshe ne Tirane kur te tjeret bridhnin ne te kater anet e Shqiperise.
Nuk mund ta siguronin ate mundesi edhe shoket e tu
Cthua ore Ne ate kohe ishte pellembe e repart dhe te ndodhte qe te mbaroje ne Tirane dhe te te degdisnin ne Kala te Dodes apo ne Krume Tropoje Korce Konispol etj.
Por keto qe thashe konsideroheshin si fat i madh per arsyet qe ju permenda sepse do te te thosha se personalisht nuk do te kerkoja me shume kur si oficer i ri sesa te emerohesha aty ku u emerova per me shume se dy apo tri arsye te ngushta qe ju permenda. Konkretisht e ndieja veten njeri me shume fat dhe te privilegjuar per pozicionin qe mu dha.
Mund te me sqaroni me hollesisht nese kishit arsye shtese nga ato qe thate te ishit i lumtur
Patjeter qe kisha. Konkretisht ne ate brigade une u caktova te drejtoja stervitjet e planizuara per grupin e posacem te ministrit te Mbrojtjes. Dhe keto stervitje nuk ishin te pakta. Por e dini se cfare do te thoshte per nje oficer te ri qe si kishte mbushur te 24 vitet nje fakt i tille Kjo do te thoshte shume.
E shikoj qe jeni shume i apasionuar para atij momenti dhe nuk doni ti largoheni kurrsesi por une doja tju pyesja se cfare kishte te vecante qe ju ishit i emocionuar qe do te beheshit oficer stervitjeje qofte ashtu sic thate ju qe do te benit stervitje para ekipit te ministrit Nuk e di nese u shpreha qarte.
Une nuk do te drejtoja nje stervitje apo dy por une isha oficer i stervitjeve treguese qe bente ajo brigade para ekipit te ministrit. Ju keni te drejte te mos me kuptoni sepse nuk mund ta kuptoni kohen ne te cilen kryenim funksionet. Kete po ta tregoj une. E dini se cdo te thoshte per nje oficer te ri te drejtoje stervitje para gjeneraleve te famshem te ushtrise dhe njekohesisht komandantet e medhenj te luftes Nacionalclirimtare Beqir Ballukut Petrit Dumes Hito Cakos Rrahman Parllakut Todi Nacos Muhamet Prodanit Vaske Gjinos etj. etj/
E cdo te thoshte
Do te thoshte te mos flije gjume me dite te tera nga emocionet. Ata njerez ishin bere mit. Ishin njerez qe kishin mbajtur mbi supe luften ashtu sic kishin drejtuar dhe ndertuar ushtrine. Te shikoje nga afer Beqir Ballukun apo Petrit Dumen ishte fat i madh. Pastaj me emrin dhe mitin e tyre neve ishim rritur qe ne shkollen Skenderbej qe ishte shkolla e mesme ushtarake e pastaj ne Shkollen e Larte Ushtarake apo Shkollen e Bashkuar sic e quanim atehere. Ne kohen qe ishim ne shkolle une ato figura i shikoja se si komandonin paradat e medha ushtarake qe ishin aq pompoze. Gjeneralet tane diten te kultivonin ne ushtri rregullin sakrificen edukaten menyren e funksionimit ne kushte te veshtira rregullin disiplinen etj. Autoriteti i tyre ishte i padiskutueshem ne radhet e ushtarakeve duke filluar qe nga ushtari. Duhet te dish se po te thuhej se do te vinte ne shkolle Beqir Balluku apo Petrit Dumja apo qofte edhe ndonje gjeneral tjeter behej nami. Fillonte pastrimi qe nje dite para. Nuk e duronin dot anarkine ata. Ishin njerez te medhenj qe dinin te sakrifikonin ashtu sic dinin te te kerkonin llogari apo te bisedonin si shoke.
Mos i vleresoni me shume sesa e meritojne
Absolutisht jo. Madje duhet te besosh se nuk i them te gjitha sa meritojne por duhet te dish se ushtria shqiptare me gjeneralet qe te permenda ne krye dukej nje ushtri qe kishte zot. Pra komandantet e saj ishin komandant qe kishin dhene prova apo qe ishin rritur ne lufte me gjermanin dhe italianin keshtu qe fama e tyre kishte ardhur nga era e barutit prandaj ne te gjithe kishim emocione.
Prandaj e konsideronit veten me fat qe do te drejtonit stervitjet para tyre
Patjeter. Ata qe drejtonin paradat e medha ushtarake do te vinin te shikonin stervitjet qe drejtoja une. Ne kete menyre une do te kontaktoja me ta. Do te me pyesnin dhe do te pergjigjesha ashtu sic edhe ndodhi ne te vertete.
Me ke e keni pasur kontaktin e pare
Me te gjithe. Ne nje stervitje ata merrnin pjese me mendje e zemer dhe perqendroheshin fuqishem aq sa nuk u shpetonte as nje detaj i elementeve te temes se stervitjes qe zhvillohej. Pas kesaj kur une u shpjegoja harten e zhvillimit te luftimit qe mund te kisha temen per repartin apo nenrepartin ne mbrojtje apo ne mesymje ata benin te gjithe pyetje edhe per te me kuptuar por edhe per te me mesuar. Te gjithe ishin te prere dhe me shume autoritet por dinin te komunikonin. Te dilje para nje gjenerali kushdo qofte e ndieje veten me fat aq me shume te te jepte doren apo te te hapte bisede te lire. Dhe ja keto mundesi mua mu krijuan. Bisedonim me ta edhe ne kohen e lire.
E cfare mendonit ndersa bisedonit
Kur kontaktoja dhe me pyesnin per stervitjen apo edhe per probleme personale mendoja se kete njeri p.sh. Beqir Ballukun e njeh gjithe Shqiperia dhe njerezit e thjeshte kane mundesi ta shikojne vetem ne televizor por edhe aty ne data te caktuara qe ishin kryesisht data jubilare sepse nuk dilnin ashtu dosido ata ndersa une i shikoja dhe madje bisedoja konkretisht.
Cfare momentesh mbreselenese keni me Beqir Ballukun
Qe muajin e pare sa shkova ne detyre do te benim stervitjen e kompanise se kembesorise ne luftimin mbrojtes ne bregdet. Qe ne mengjes pame makinen e Beqir Ballukut qe hyri ne repart. Une do te drejtoja stervitjen. Nuk kisha pasur me pare asnje mundesi te referoja afer Beqirit pasi kisha qene student. Keshtu qe une gjithe naten kisha ndenjur zgjuar duke perseritur dhe riperseritur temen dhe ceshtjet qe do te shtjelloja ne stervitje. Cuditerisht edhe kur pame nga larg makinen e Ministrit te mbrojtjes u stepem. Zemra ime filloi te rrihte me force. Si do te paraqitesha valle Kjo pyetje me shqetesonte cdo cast gjithe qenien time. Nderkaq makina e ministrit hyri Brenda portes. Komandanti i brigades dha komanden per gjithe repartin gatitu. Pas kesaj ngriu cdo gje. Nuk ndihej as peshperima e gjetheve. Ata qindra e qindra ushtarake qe ishin ne veprimtarine e zakonshme sikur u cimentuan. Pas kesaj komandanti i brigades eci me hap rreshtor drejt ministrit i cili porsa zbriste nga makina. Mua sa spo me dilte zemra nga kraharori. Mendoja Bobo si do te dal nga kjo stervitje Por cudia ndodhi aty per aty. Beqir Balluku sa zbriti nga makina pasi priti formulen e raportimit nga komandanti i tha qe te qetesohej. Ne kete moment komandanti u kthye nga ne dhe perseriti komanden Qetesohu. Ministri eci drejt sheshit dhe filloi ti takonte te gjithe me radhe sa dilnin para. Pyetjet ishin si te shokeve me te ngushte. Pyeste me vemendje dhe vetem qeshte. Kur erdhi te une mesoi se isha drejtuesi i stervitjes se asaj dite dhe pyeti
-Sivjet keni mbaruar
-Po - i thashe si i ngrire.
-Po he keni planifikuar ndonje ide per sot apo e mendojme ne vend kur te beni stervitjen - vijoi ai duke me hedhur doren ne qafe dhe duke afruar faqen e tij te e imja.
-Po shoku minister - i thashe - jemi marre shume me pergatitjen.
Atehere ai tha se nuk perbente problem se sa ishim pergatitur mjaftonte te kishim vullnet dhe pasion dhe te gjitha mesoheshin. Duhej te mos i mesonim ceshtjet ne klase dhe te shkonim si papagall para trupave por te ishim krijues ne fushen e luftimit si ne fushen e luftes.
Me kete qe tha mu duk se me hoqi nje barre te rende. Menjehere kuptova se ai njeri ishte i permasave gjigante te nje burri shteti.
Pse menduat se jua lehtesoi barren
Sepse ai e tha cope qe edhe nese nuk mbaheshin mend mire te gjitha ceshtjet sipas rregullores mjaftonte te kishim ide dhe ti shprehnim ashtu sic ishin dhe pastaj i diskutonim nese ishin te drejta apo jo prandaj beheshin edhe ato stervitje per te krijuar dhe per te ndertuar metodiken e luftes per te gjithe ushtrine.
E bete stervitjen
E beme. Ata gjeneralet qe te permenda u ulen te gjithe dhe ndiqnin stervitjen. Por jo ogurzinj por vetem te qeshur benin edhe qyfyre por e vecanta ishin shume te vemendshem gje qe na shtonte pergjegjesine pas cdo llafi qe thoshim. Mua nje here me dolen emocionet fare. Isha shume i lirshem dhe po bisedoja me ta si te ishim kolege. Ishin njerez te jashtezakonshem.
Komunikonin lirshem thate apo jo
Po po. Ne drejtuesit e stervitjes sidomos na mbanin shume afer. Por mos harro se ata ishin profesoret e vertete te ushtrise shqiptare. Ata sollen gjithe metodologjine ne ushtrine tone. Aq shume ishin te rendesishem dhe te mitizuar saqe edhe sot me kujtohen fjalet e tyre pa harruar as nje presje. Por ne lidhje me afrimitetin ata dinin te te mbanin afer. Te pyesnin te jepnin mendim por edhe te merrnin mendim. Por ata dinin edhe te te mbanin ne kohen e lire per te biseduar tema apo gjera pa shume interes pra te benin muhabet te lire. Ishin shume te ndjeshem.
Po nga Petrit Dumja mban mend ndonje episod
Mbaj mend njehere qe une vrava kemben ndersa isha duke bere stervitje dhe ai u ul dhe me ferkoi kemben. Iu dhimbsa shume pavaresisht se une pak u vrava. Por ate moment nuk do ta harroj kurre.
Sa kohe ndenjet ne ate detyre
Sic te thashe detyra ime ishte vetem oficer stervitjeje qe sic te thashe beheshin per grupin e ministrit. Me gjeneralet qe te thashe une ndenja pothuajse pese vjet pasi pas kesaj ata u shpallen armiq dhe u arrestuan. Pese vjet pata fatin ti kisha prane dhe te referoja per ta. Ti pyesja dhe te me pyesnin. Ishin dite te arta te ishe prane atyre ikonave te ushtrise sone. Ata ishin vlera e ketij kombi.
Ju vazhduat edhe pas arrestimit te tyre te drejtonit stervitjen qe thate
Po po une vazhdova por mbrapa arrestimit te tyre ne ishim te gjithe te zgerlaqur do te thosha me mire.
Si te zgerlaqur
Ishte e veshtire te merrej drejtimi i ushtrise nga kushdo tjeter qofte edhe nga Mehmet Shehu sic edhe ndodhi ne te vertete para emrit dhe mitit qe ata kishin krijuar ne ushtri.
Si vijoi stervitja e pare pa ata
Beqir Balluku sic e dini se nuk dua te ndalem ne shume hollesi u shkarkua ne korrik te vitit 1974 dhe u dergua ne internim. Por edhe Petrit Dumja dhe Hito Cakoja qe u pompuan shume nga Enveri ne Plenumin e Korrikut dhe u bene zevendesministra se Petriti u be zevendesminister i pare dhe Hitoja gjithashtu u be zevendesminister kur Mehmet Shehu mori detyren e ministrit te Mbrojtjes. Por Hitoja dhe Petrit Dumja u izoluan dhe nuk iu dha autoriteti te ushtronin veprimtarine si me pare ne ushtri. Pas kesaj ne 16 dhjetor 1974 ne mesuam lajmin se te gjithe gjeneralet ishin liruar nga ushtria ku deri ne 31 dhjetor te atij viti te gjithe pa perjashtim perfunduan internimeve. Me mbrapa nje nga nje u arrestuan qe te gjithe ku shume prej tyre nuk munden te dilnin me te gjalle nga burgu pa permendur ata qe u pushkatuan keshtu qe ne ishim te detyruar te vijonim stervitjet si me pare sikur te mos kishte ndodhur gje. Madje tani na kerkohej qe ne te gjitha temat e edukimit ti etiketonim me lloj-lloj epitetesh dhe akuzash gje qe ne ndiheshim teper te tronditur. Ndienim zbrazeti derrmim psikologjik tronditje.
Si e prezantonit ate rendim psikologjik
Te gjithe ishim si te hutuar dhe askush nuk guxonte te thoshte gje. Kishim pese vjet qe benim stervitje para tyre dhe tani duhej te vinin te tjere. Ishte nje tmerr qe ne na derrmoi rende. Hija e zise ndihej kudo. Buzeqeshja humbi nga buzet e ushtareve dhe te komandanteve. Cuditerisht te gjithe nuk kishin qejf te benin asnje lloj humori madje ndryshe nga heret e tjera cdo gje e merrnim me seriozitetin me te madh dhe nuk kishte kush qejf ti perseriste gjerat dy here. Askush nuk kuptonte te verteten por nje gje e dinim mire se Beqir Balluku qe e kishim pare dhe prekur vete nuk ishte asnjehere armik.
Vijon