Shpetim Shkembi Ne 86-n kur me mijera trupa demonstrova para Ramiz Alise

Ish-ushtaraku i larte tregon per vitin e pare pas vdekjes se Enver Hoxhes kur ne krye te 11 mije trupave do te demonstronte stervitjen ushtarake para Byrose Politike. Zhgenjimi qe pesoi kur referoi para atyre qe quheshin udheheqes dhe pse krijoi bindjen se shteti kishte vdekur
HYRJE
Vijon intervista e njerit prej kuadrove te larte te ushtrise shqiptare Shpetim Shkembi. Historia e jetes se tij si kuader ushtarak ka filluar ne vitin 1970 kur ai pikerisht si oficer stervitjeje me trupat demonstronte per interes te ekipit kryesor te ministrit te Mbrojtjes. Ne numrin e djeshem te dhene ekskluzivisht per standard zoti Shkembi ka treguar pikerisht situaten e tij para lidershipit te atehershme ushtarake i cili me mbrapa u fshi nga faqja e dheut si tradhtarja me e madhe e popullit dhe e partise se atehershme. Shume vite dhe ngjarje ka kujtuar dhe kujton shoqeria apo edhe historia e derrmuar shqiptare por vitin 1974 askush dhe asnjehere nuk do te mund ta fshije dot nga kujtesa. Ne ate vit u fut fshesa e hekurt ne ushtri dhe u shkermoq me zjarr dhe hekur gjithe lidershipi ushtarak. Ne ate vit 1974 shqiptaret do te mbajne mend arrestimin dhe ekzekutimin e komandanteve te shquar te luftes dhe gjeneralet e famshem te ushtrise Beqir Ballukun Petrit Dumen dhe Hito Cakon. Pas tyre syrgjynosjet ne qelite speciale te sigurise se larte te te gjithe gjeneraleve te tjere te ushtrise qe gjithashtu vinin si kuadro qe kishin drejtuar formacionet e medha te Luftes se Dyte Boterore.
Por mbresa dhe pesha e madhe qe ata lane ne popull nuk mund te krahasohen kurrsesi me ate plage qe la ne radhet e ushtrise humbja e papritur e tyre. Ushtria e cila ishte farketuar dhe zhvilluar me emrin dhe autoritetin e tyre do te duhej te perjetonte momentet e perbaltjes se pashembullt. Ne tribunat ushtarake ku formacioni i forcave te armatosura kishte pare gjeneralet me Beqir Ballukun ne krye tashme do te mund te shikonte pasardhesit e tjere. Por derrmimi i ushtrise ka qene konkret dhe i dukshem. Radhet e saj pas vitit 1974 kane qene te traumatizuara. Pesha e dhimbjes e kalonte logjiken njerezore.
Keshtu Shpetim Shkembi nje nga ish-kuadrot e larte te ushtrise shqiptare dhe njeri prej oficereve qe ka referuar per vite te tera para gjeneraleve te famshem duke filluar nga Beqir Balluku Petrit Dume Muhamet Prodani etj. sjell per lexuesit e standard ne keto dy numra interviste gjithe atmosferen e renduar qe ka ekzistuar ne momentet qe u shfaros lidershipi historik i ushtrise.
Ne numrin e djeshem ai perjetoi me emocione te gjalla gjithe natyren e atyre qe u konsideruan armiq. Si komunikonin me vartesit dhe emocionet qe shkaktonin me pjesemarrjen e tyre ne reparte ku zhvilloheshin stervitje te ndryshme. Kush ishte natyra e tyre ne stervitje dhe si vijonte ajo ne takime te lira duke filluar qe me ushtaret. Cfare ndodhi qe ata u arrestuan ne menyren me te rrufeshme. Si u perjetua ne repartin qe ata ishin atashuar prej vitesh. Momentet qe ushtaret dhe kuadrot filluan stervitjen pa pranine e gjeneraleve me te cilet ishin mesuar qysh kur kishin njohur vetenhellip etj.
Nderkohe ne numrin e sotem qe eshte edhe i fundit i kesaj interviste Shpetim Shkembi tregon situaten e tensionuar kur u zhvillua stervitja treguese me e madhe ushtarake ne te cilen per here te pare nuk mori pjese Beqir Balluku dhe gjeneralet e tjere te saj qe ishin denuar si heretike te popullit dhe atdheut. Por ish-ushtaraku i larte tregon edhe per momentet kur ka demonstruar me trupat stervitjen me te madhe te kohes menjehere pas vdekjes se Enver Hoxhes nderkohe qe ishin shpallur armiq edhe ata qe zevendesuan fillimisht lidershipin e famshem te kryesuar nga Balluku dhe Dumja.
Zoti Shpetim nga numri i kaluar i intervistes suaj theksuat se pas eliminimit te lidershipit ushtarak te gjithe kaluat moment te veshtira psikologjike mbi ate cka ndodhte me ata qe i kishit konsideruar idhuj. Doja ta perserisnit se si e perjetonit ne te vertete ju ushtaraket e asaj periudhe aq me shume qe kishit pasur mundesi te kontaktonit me ata qe ne ate kohe u quajten armiq.
Te gjithe ushtaraket duke filluar nga kuadrot me te larte e deri te oficeret e thjeshte dhe aq me shume ushtaret dhe punonjesit civile te reparteve ishin si te hutuar dhe askush nuk guxonte te thoshte gje. Kishim pese vjet qe benim stervitje para gjeneraleve te famshem qe na ishin kthyer ne idhuj dhe papritur dhe pakujtuar na u shnderruan ne armiq aq me shume kur na thoshin se ishin armiq te terbuar te partise dhe te popullit. Ndersa tani prisnim te deleguar te tjere te zinin vendin e tyre si ekspert i stervitjeve ne tribuna. Ishte nje tmerr qe ne na derrmoi rende. Hija e zise ogurzeze ndihej kudo. Buzeqeshja humbi nga buzet e ushtareve dhe te komandanteve. Cuditerisht te gjithe nuk kishin qejf te benin as nje lloj humori madje ndryshe nga heret e tjera cdo gje e merrnim me seriozitetin me te madh dhe nuk kishte kush qejf ti perseriste gjerat dy here. Askush nuk kuptonte te verteten por nje gje e dinim mire se Beqir Balluku qe e kishim pare dhe prekur vete nuk ishte asnjehere armik.
Ju shpjeguat se ishit oficer apo drejtues stervitjeje per grupin e ministrit te Mbrojtjes ne strukturat e Brigades se Pare Sulmuese e dislokuar ne zonen e Vores. Per kete deri ne fundin e vitit 1974 kur u fshi krejt lidershipi ushtarak ju kishit prezantuar para tyre per pese vjet me radhe stervitje te temave nga me te ndryshmet. Pra keni pasur mundesi te komunikonit me te gjithe ata qe njiheshin si heronj dhe baballare te ushtrise prandaj edhe e ndienit veten te shokuar nga ajo qe kishte ndodhur. Tani ajo qe doja une eshte te mesoj si vijoi puna juaj me tej. A patet serish stervitje demonstruese para shtabit te Pergjithshem te Ushtrise me te njejtin ritem qe kishit pasur me pare kur ju inspektonte Beqir Balluku me Petrit Dumen
Patjeter qe kishim sepse ajo ishte detyra jone qe te prezantonim stervitje treguese per ekipin kryesor te Ministrit te Mbrojtjes. Stervitja e pare pa gjeneralet qe ju permendni u zhvillua menjehere pa u arrestuar apo pa u shkarkuar akoma te gjithe. Keshtu qe nderkohe qe Beqir Balluku ishte shkarkuar dhe ishte degdisur i internuar ne Selenice Petrit Dumja dhe Hito Cakoja ishin rritur ne detyre por kjo ndodhi deri ne dhjetor te atij viti qe po flasim pra te 1974-s sepse ne dhjetor u shkarkuan dhe internuan te gjithe ku me pas u arrestuan. Por une te them qe ne kohen qe Beqir Balluku ishte ne internim dhe megjithese gjeneralet ishin ne detyre aq me shume qe per Hito Cakon dhe Petrit DumenEnver Hoxha kishte folur me superlative serish i kishte menjanuar nga drejtimi konkret i ushtrise. Gjeneralet nuk i shikonim me ne inspektime apo takime ceremoniale ashtu sic nuk i shikonim me edhe ne detyra eficente. Pikerisht ne ate periudhe eshte bere edhe nje stervitje e madhe madje shume e madhe do te thosha.
Kur gjeneralet nuk ishin shkarkuar akoma e keni fjalen
Po po ne periudhen gusht ndash shtator kur ata ishin ne detyre ju thashe madje Petrit Dumja dhe Hito Cakoja ishin bere zevendesministra dhe prape nuk dukeshin kund neper podiume te ushtrise dhe jo me te shikoheshin gjeneralet e tjere si Abaz Fejzoja Vaske Gjinoja Rrahman Parrllaku etj. Vendin e tyre e zune te tjeret.
Po dhe si vijoi stervitja e madhe qe thate se zhvilluat ne gusht ndash shtator pa pranine e gjeneraleve
Ajo stervitje u be e jashtezakonshme. Merrnin pjese mbi 10 mije trupa. Nderthurja e forcave dhe e mjeteve ishte e jashtezakonshme por ce do mungonte entuziazmi. Ishin te gjithe ushtaraket si ne dite zie.
Kaq shume e perjetonin apo mos e teproni disi
Nuk eshte fjala e perjetonin apo jo por ishin te pasigurt dhe te traumatizuar per ate qe ndodhte rreth tyre. Ata ishin zvarritur neper hendeqe. Ishin zhytur ne baltera dhe kishin kaluar lumenj ne debore per te dale mire ne stervitjet treguese qe demonstronin para Beqir Ballukut vetem e vetem qe ai te thoshte nje fjale te mire dhe ne moment qe ai shprehte konsiderate per ate stervitje te dhuruar menjehere te gjithe beheshin si me krahe. Fluturonin nga gezimi kur ministri shprehte fjale pozitive dhe thoshte se ishte i kenaqur me kete apo ate stervitje. Ne keto raste sikur u hiqte njeri me dore te gjithe lodhjen dhe derrmimin qe u kishte shkaktuar pergatitja e sforcuar ne kushte te veshtira te terrenit e motit madje kishte stervitje qe na kishin ngrene mundim me shume se nje muaj. Por kur kenaqej Ministri apo lidershipi i tere per neve ishte dhurata me e cmuar. Por ja tani papritur dhe pakujtuar keta njerez na thuhej se paskeshin qene armiq. Kjo do te thoshte se ne paskeshim luftuar kot per te dale mire. Paskeshim vuajtur kot pese vjet per te kenaqur Beqir Ballukun. Kjo ishte me shume se derrmim psikologjik. Nuk e di nese me kuptuat qarte. Keshtu edhe stervitja qe po ju shpjegoj qe u be me me se 10 mije vete pavaresisht pjesemarrjen dhe angazhimin mungonte entuziazmi qe nuk ishte pak per te mos thene qe ishte kyci i stervitjes. Pa entuziazem dhe optimizem as nje stervitje nuk ja arrin qellimit.
Ku u zhvillua ajo stervitje
U zhvillua ne zonen e Kasharit.
Dhe kush mori pjese nga autoritetet e larta te shtetit
Nga preokupimi elitar nuk ishte se u la jashte vemendjes por neve nuk na dukeshin njerezit e pershtatshem qe duhej te ishin pikerisht ata qe duhej te ndiqnin stervitjet. Erdhi konkretisht Hysni Kapo erdhi Mehmet Shehu i cili kishte zevendesuar Beqir Ballukun Erdhi Kadri Hazbiu etj.
Po keto ishin personalitete me shume reputacion si nuk e ndienit veten mire
Ishin te padiskutueshem por keni parasysh se flitet per stervitjen e pare qe nuk shikohej ne podiumin e vezhgimit te saj Beqir Balluku apo gjeneralet e tjere qe quheshin krijuesit e ushtrise. Fakti qe mungonte elita ushtarake qe me mbrapa do te etiketohej Kaste e ushtarakeve na bente te mos na zinte syri gje. Kishim nje zbrazeti shpirterore te patreguar. Nuk i kishim pasur ndonjehere ne tribunat e stervitjes as Hysni Kapon dhe as Mehmet Shehun dhe jo me te shikonim Kadri Hazbiun. Ne kishim krijuar konceptin se ata ishin kompetente per shume e shume fusha por per ushtrine nuk mund te flisnin. Ajo i perkiste Beqir Ballukut qe nuk na mungonte ne te gjitha evenimentet jubilare. Pra ishte bere si pjese e jetes sone ushtarake. Nuk e di nese u shpreha qarte ne lidhje me ate pse ne nuk na mbushte syte podium elitar i demonstrimit stervitor.
Ju kuptova zoti Shkembi. Ajo qe doja te dija akoma eshte se gjate karrieres tuaj te gjate ushtarake madje edhe ne momentet qe keni qene pjese e elites se larte te saje keni ndonje moment tjeter qe ka rendesi te vecante per historine e jetes suaj
Nga sa ju fola mendoj se me kuptuat se une rendesi apo momente perjetimi kam pasur shume rastet e shembjes se idhujve prandaj serish do te ndalem ne nje moment tjeter te kesaj natyre. Fjalen e kam te stervitja me e madhe qe eshte zhvilluar ndonjehere pas vdekjes se Enver Hoxhes. Madje ate stervitje do ta quaja edhe stervitjen e fundit te madhe qe ka zhvilluar Shqiperia se nuk mendoj se sot ka aq kapacitete te zhvilloje nje stervitje te atyre permasave.
Pse sa ishte numri i pjesemarresve
Ajo stervitje kishte plot 11 mije forca dhe ishte shtrire ne nje rajon me nje gjatesi prej 35 kilometra vije bregdetare qe fillonte te Shkembi i Kavajes dhe vazhdonte deri derdhja e lumit Shkumbin.
Kur ishte kjo stervitje
Kjo ka qene stervitja e emeruar Kavaje 86 dhe behej nje vit pas vdekjes se Enver Hoxhes i cili po ta mendosh ne ato vite perbente per te gjithe nje mit te pashlyeshem aq sa Ramiz Alia na dukej asgje para Enverit. Ate stervitje do ta zhvillonim para Ramiz Alise dhe te gjithe Byrose Politike qe ishte autoriteti suprem i shtetit.
Ju e drejtonit
Ajo drejtohej nga nje shtab i posacem por une kisha drejtimin kryesor ku do ti raportoja direkt Ramiz Alise i cili ishte Komandanti i Pergjithshem.
Sa vjec ishit atehere
Isha 36 vjec por eksperiencen e kisha shume te madhe se sic ju thashe une kisha referuar para Beqir Ballukut qe me dukej mit para te tjereve pastaj sic te thashe kisha demonstruar para Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut dhe ja tani qe nuk jetonte as Mehmet Shehu as Beqir Balluku as Kadri Hazbiu te cilet gjithashtu sic je ne dijeni i kemi quajtur armiqte me te eger se te paret. Por tani qe po zhvillonim stervitjen ne Kavaje dhe do te referoja para Komandantit te Pergjithshem Ramiz Alia nuk jetonte as Enver Hoxha keshtu qe mua me dukej sikur lozja me te vertete pavaresisht se do te isha para gjithe Byrose Politike. Dikush qe ta mendoje se te besh nje stervitje me 11 mije trupa dhe pjesemarrjen e gjere te mjeteve kryesisht tanket ishte nje preokupim i madh port e them te drejten nuk e di por mua me dukej nje dicka pa emocion fare. Gjate gjithe atyre viteve me shume intensitet ne ushtri pavaresisht se isha vetem 36 vjec isha ndeshur vetem me zhgenjime dhe vetem zhgenjime. Para te gjitheve qe kishin demonstruar dhe ishim zgerlaqur te djersitur dhe te lagur e te thare na kishin dale armiq. Edhe te Enver Hoxha qe sic thuhej kishim varur shpresat e garancive te fitoreve te arritura ja ndodhi qe kishte vdekur tani shteti ishte ne duar te Ramiz Alise dhe Adil Carcanit se ata ishin me te medhenjte e asaj kohe.
Dhe referuat
Kam referuar plot 3 ore e 10 minuta para tribunes qendrore te ndertuar ne kodren dominuese te Luzit te Kavajes. Atje sic mund ta dini erdhen me radhe Ramizi Adili Hekuran Isai Muho Asllani Pali Miska etj. etj.
Perfytyro tani nje angazhim i madh per te demonstruar autoriteteve te larta kur te tjeret qe kishim njohur ishin te fshire.
E cfare ndienit
Cfare te ndieja As qe e caja koken fare se te gjitha i dija ne maje te gishtave. Mora harten e zhvillimit te luftimit dhe ndersa filloi stervitja imitimi i nje beteje luftarake te vertete une e vendosa para Ramiz Alise dhe gjithe udheheqjes dhe po u shpjegoja me kompetence e durim gjithe situaten e luftimit. U tregoja ne harte te gjitha elementet e saj dhe etapat qe po kalonte beteja.
E cfare pershtypjeje krijuat
Nuk do ma besoni por te them te verteten u binda se shteti kishte mbaruar. Ku ishte Beqir Balluku apo Mehmet Shehu para tyre Ata vecse te emociononin por edhe te pyesnin mire. I njihnin gjerat dhe ishin profesore te atyre qe une shpjegoja.
Pse me keta te fundit nuk te ndodhte keshtu
Ata zgjasnin koken mbi harte dhe shikonin si ata te klases se pare qe u shfleton nje reviste me figura te bukura. Benin te gjithe sikur merrnin vesh por dukeshin menjehere qe ishin fare jashte loje. Ishin si ata qe nuk dine shkrim e kendim dhe shikojne nje liber sikur po lexojne.
Nuk benin pyetje
Benin ore si nuk benin. Une po te them se isha 3 ore e 10 minuta duke referuar per stervitjen ne te cilen aplikoheshin te gjitha metodat shkencore te pervetesuara ne nje rast te mundshem luftimi te situates konkrete. Por pyetjet ishin nga me te pergjithshmet sikur donin te dukeshin se ishin te interesuar dhe sikur dinin. Ramizi ngrinte pyetje apo bente sugjerime per terrenin kohen e terci e verci qe per neve ishin vetem budallalleqe. Pastaj te tjeret akoma me keq. Me vete sic te shpjegova mendoja se shteti kishte marre fund. Kur shikoja ate tribune me njerezit qe te thashe nuk mund te krijoje mendim tjeter.
Ju ne vitet lsquo90 kur filluan levizjet per demokraci ishte dicka qe e prisnit
Nuk mund te thuash por di te them se levizjen lsquo90 e mireprita. Keni parasysh se skishin kaluar vec kater vjet nga stervitja qe po ju them kur filluan levizjet e medha. Sic mendoj tani ata donin te benin nje demonstrim te bujshem per te treguar vitalitetin e shtetit qe ata drejtonin per te krijuar bindjen se asgje skishte ndodhur me vdekjet e meparshme dhe Shqiperia po ecte vetem perpara drejt fitoresh sipas tyre te reja. Me kete demagogji mendoj kishin menyre per te rritur kohezgjatjen e tyre ne pushtet. Pra ruanin rehatine e tyre.
Zoti Shkembi faleminderit
Faleminderit edhe juve qe me dhate kete mundesi te bashkebisedoj jo vetem me ju por me te gjithe ish-koleget e mi kudo qe jane ne te kater anet e Shqiperise.