E Diel, 1 Nëntor 2026

Mero Baze, ish-anëtar i këshillit Bashkiak, votoi për shitjen e tokës Besnik Sulajt

Pronari i “Taiwani”-t, mik dhe ortak i pronarit të Gazetës “Tema”Në mbledhje e Këshillit bashkiak të Tiranës, të datës 17 shkurt 2005, ndër anëtarët e këtij këshilli që votoi “pro” shitjes antiligjore të 1310 m2 tokë, Besnik Sulajt, ishte edhe Mero Baze, atëherë këshilltar i PD-së.Pas kësaj vote, faktet, të bëra të ditura publikisht dhe të pranuara nga Mero Baze, treguan se midis botuesit të gazetës “Tema” dhe pronarit të “Taiwan”-it, u ndërtuan marrëdhënie biznesi. Sipas këtyre marrëdhënieve, Mero Baze ia shiti gazetën Besnik Sulajt me një çmim prej 500 mijë euro dhe pas dy vjetësh, ia bleu sërish me tarifën “falas”.Ky veprim, më tepër se një shitblerje, mendohet se ishte një transaksion që kishte për qëllim, në rastin më të keq, pastrimin e parave, dhe në rastin më të mirë, “shpërblimin” për botuesin e “Tema”-s, nga pronari i “Taiwan”-it, jo aq për votën në Këshillin Bashkiak të datës 17 shkurt 2005, sesa për marrjen përsipër dhe “mbylljen” e gojës, për të gjitha mediat, në tentativën e tyre për të pasqyruar këtë skandal.Sipas arkivave të medieve, mësohet se të nesërmen e votimit të këshillit bashkiak, por edhe në ditët e tjera, asnjë gazetë (veç gazetës “55”), nuk ka denoncuar skandalin e shitjes antiligjore të 1310 m2 tokë, nga Edi Rama, për Besnik Sulajn, me “çertifikimin” e Këshillit Bashkiak....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›