Kërkesat e drejtuesve vendorë, të frustruara politikisht, qeveria i ka plotësuar ato vite më parë
Deklaron Zëvendësministri i Brendshëm dhe kreu i këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës, Ferdinand PoniZëvendësministri i Brendshëm dhe njëherazi kreu i grupit të Këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës dënoi maskaradën e Edi Ramës me disa drejtues vendorë dhe njëherazi u shpreh se gjithçka është e gatuar politikisht. Sipas tij, qeveria i ka plotësuar pushtetit vendor çdo kërkesë, ka rritur ndjeshëm grantet përfituese në të gjithë vendin dhe njëkohësisht ka krijuar lehtësira të ndjeshme për biznesin e vogël. “Rama është edhe shurdh edhe i pakontrolluar në verbërinë e tij. Ai nuk arrin të kuptojë dhe nuk do të kuptojë se sigurimi dhe qartësimi i një dite më parë i Kryeministrit Berisha ishte njëherazi demonstrim dhe konfirmim se qeveria dhe Ministria e Brendshme kanë qenë dhe janë kurdoherë promotoret dhe suportuesit, inspiruesit dhe ndriçuesit e Decentralizimit edhe të vëmendjes maksimale ndaj interesave të qytetarëve, të komuniteteve vendore e të zgjedhurve të tyre”, u shpreh Poni. Zëvendësministri i Brendshëm vuri në dukje se nata e verbër morale e psikologjike e Ramës nuk mund ta ndalojë të duket qartë se qeveria ka trefishuar në më pak se 4 vjet grantin e pakushtëzuar për qeveritë vendore. “Qeveria ka 15 fishuar investimet kudo në Shqipëri; në Durrës e Shkodër, në Elbasan e Korçë, në Pogradec e Lushnje, në Fier e Sarandë, Tiranë, Kamëz e Vorë, në Lezhë, Kavajë e Fier etj,. Z. Rama mjafton të shohësh sjelljen tende haluçinante, mund të kuptojnë qytetarët dhe institucionet, vendorët e ndërkombëtarët se si mund të kesh paturpësinë të thuash se nuk është bërë asgjë për biznesin e vogël kur edhe pse ju nuk keni dashur, ju keni qenë kundër, qeveria Berisha e ka përgjysmuar që në 2006-ën taksën e Biznesit të vogël, pra i ka erdh në ndihmë biznesit, por nga kjo ju nuk jeni dëmtuar, se ka kufizuar shmangien nga mesatarja kombëtare nga 30 në 10% pikërisht që biznesi i vogël, çdo njeri që punon e prodhon që e nxjerr vetë bukën e gojës dhe jo si ty, lubia që ha toka, që gëlltit rrugë, që je kthyer në një monstër të zhvillimit e qytetarëve”, deklaroi Poni. Ai vuri në dukje se të tilla sjellje të Ramës, vijnë nga paniku i humbjes dhe nga kapja e egër nga Kokëdhimat, Dulakët, Yllët apo edhe Besot. “Kapja jote z. Rama, nga Kokedhimat e Dulakët nga Yllët e Besnikët nuk të shpëton nga frika e madhe që ke ti nga humbja, bile edhe nga ndëshkimi i madh moral e ligjor që të pret në Këshillin Bashkiak, para Prokurorisë dhe institucioneve të tjera të ligjit”, tha më tej Zëvendësministri i Brendshëm dhe njëherazi kreu i grupit të Këshilltarëve të PD në Këshillin Bashkiak, Tiranë. ...