E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpëtohen 7 turistët spanjollë të bllokuar në kanionin e Nivicës

Shtatë turistë spanjollë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Nivicës, në vendin e njohur si “Ujëvara e Peshturës”, janë shpëtuar pas një operacioni të suksesshëm nga Policia e Tepelenës dhe shërbimet zjarrfikëse. Ngjarja ka ndodhur më 16 prill 2025, gjatë një aktiviteti eksplorues me litar në një terren tejet të vështirë.

Pasi morën njoftimin, ekipet e Policisë dhe zjarrfikëses u nisën menjëherë drejt zonës, duke përdorur dronë për të lokalizuar turistët e bllokuar. Operacioni i kërkim-shpëtimit zgjati disa orë për shkak të vështirësive të terrenit, por përfundoi me sukses, falë organizimit dhe bashkëpunimit mes ekipeve.

Turistët janë transportuar të sigurt dhe janë akomoduar në një bujtinë në fshatin Dukaj, në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar autoritetet për reagimin e shpejtë dhe ndihmën e dhënë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›