Pritet ekstradimi i një boshnjaku të akuzuar për krime lufte

Një gjykatës amerikan e ka aprovuar ekstradimin e një ish gardiani të një burgu boshnjak në Bosnie, ku ai do të përballet me akuzën e torturimit të civilëve gjatë luftës në këtë shtet të para 21 viteve.
Almaz Neziroviq akuzohet se ka torturuar serbët në burgun e Rabiqit në vitin 1992.
Zyrtarët boshnjak thonë se Neziroviq ka rrahur, turpëruar dhe traumatizuar të burgosurit në këtë burg.
Në verdiktin e publikuar të hënën, gjyqtari amerikan në Roanke, në Virxhinia, ka thënë se ai ka parë dëshmi të mjaftueshme për akuzat ndaj personit në fjalë.
Ai e ka shpallur ekstradimin e Neziroviqit si të mundshëm dhe e ka dorëzuar kërkesën te sekretari amerikan i shtetit, John Kerry i cili do të vendos nëse Neziroviq do të kthehet për gjykim në Bosnje apo jo.
Neziroviqi ka emigruar në SHBA, para 15 vjetësh./Indeksonline/