E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjuhen me armë, nuk ka viktima

Të shtëna armësh ka pasur sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë.

Florije Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë, ka deklaruar për Indeksonline se, rasti shkaktim i rrezikut të përgjithshëm është regjistruar të ketë ndodhur sot rreth orës 04:00.

Ajo tha se, për momentin nuk ka persona të lënduar e as të dyshuar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, të cilat po merren me hetimin e rastin.

Të shtënat kanë ndodhur afër një kazinoje për motive ende të panjohura./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›