Një i vdekur në rrugën Ksamil-Butrint, policia: Ka vrarë veten
SARANDE-Një person i ka dhënë fund jetës sot Sarandë, ndërsa policia dyshon se shkak ka qenë gjendja e tij e rënduar psikologjike.
Sic bën të ditur policia, sot rreth orës 20:00 në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë është marrë njoftim se në aksin rrugor Ksamil-Butrint ndodhet një person i vdekur.
Menjëherë në lidhje me këtë rast është ngritur grupi hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje dhe ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale.
“Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Florian Mitat Sulozeqi, vjeç 30, lindur në Tepelenë dhe banues në Sarandë, është vetëvrarë me një armë zjarri tip pistoletë e cila është sekuestruar në vendin e ngjarjes.
Mendohet që shkaku i vetëvrasjes të ketë qenë gjendja e tij psikologjike (depresioni) nga e cila vuante prej disa ditësh”, bën të ditur policia e Sarandës.
(d.b/BalkanWeb)