E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis numërimi i votave në disa qarqe, kryeson koalicioni i majtë

zgjedhjet

Tiranë- Procesi zgjedhor ka përfunduar në të gjithë vendin dhe materialet zgjedhore janë transportuar në Zonat e Administrimit Zgjedhor.

Aktualisht ka nisur numërimi në shumicën e qarqeve të vendit dhe paraprakisht kanë dalë rezultatet e disa prej kutive të para, si në Berat, Elbasan, Korçë, etj.

Nga informacionet e deritanishme mësohet se në Korçë janë numëruar 5 kuti ku ASHE ka marrë 1 608 vota, APMI, 767 vota. Po ashtu janë numëruar edhe disa kuti votimi në Elbasan, 2 kuti, ku ASHE kryeson me 591 vota, kurse APMI, me 450 vota. . Po ashtu edhe në Berat ka nisur procesi i numërimit ku ASHE ka marrë 183 vota, kurse APMI, 41 vota në kutinë e parë.

Ndërkohë në Fier është numëruar kutia e votimit të QV 31 25 në KZAZ 59, ku e majta ka marrë 154 vota dhe e djathta 21.

Në Lezhë numerohen 2 kuti votimi ku 416 vota janë në favor te ASHE, kurse APMI ka marrë 461 vota dhe 2 vota FRD.

Në Has, koalicioni i majtë 535 vota, koalicioni i djathtë 811;

Në Kukës numërohen 5 kuti votimi, ku 359 vota në favor të ASHE kurse APMI, 635 vota.

Në Gjirokastër është numëruar 1 kuti ku ASHE ka 34 vota kurse APMI 44 vota. FRD 1 votë. Sarandë,  PS 126, PD 41, LSI 26.

Në Tiranë janë numëruar 2 kuti votimi ku ASHE ka marre 225 vota, APMI 181 vota, AK 26 vota dhe FRD 22 vota.

Ura Vajgurore, 3 kuti, Aleanca PS 483, Aleanca PD 248, FRD 4, AK 2. Lezhë, KZAZ 13, QV 649, PD 102, PS 75, LSI 25. Sarandë, QV 4661, Aleanca PS 128, Aleanca PD 64, Malaj 17 vota. KZAZ 14, Mirditë (Komuna Fan), PD 71, PS 55, LSI 43. Qendra tjeter e votimit PD 103, PS 81, LSI 61, PDIU 14.

Ndërkohë në Jorgucat të Gjirokastrës ka pasur probleme, pasi vula e kutisë së votimit nuk përputhej me numrin në proceverbal, ndërsa i pranishëm ka qenë dhe kandidati i LSI-së, Vangjel Tavo.

Ajo që  bie në sy është fakti se nuk ka ende një shifër zyrtare nga KQZ-ja të pjesmarrjes në votime. Në mbledhjen e tanishme përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj, kërkoi pse nuk ka asnjë shifër, ndërsa kryetarja Lleshi tha se nuk është bërë ende mbledhja e informacionit.

Ndërkohë, dy partitë kryesore, PD e PS, pasi karikuan simpatizanët e tyre me deklaratat e shpejtuara për fitore, në daljet e tyre të radhës rreth orës 21:00, deklaruan se tashmë duhet të presin rezultatin zyrtar dhe të çertifikuar. PS-ja tha se duhet tu lëmë kohë numëruesve të numërojnë çdo votë të shqiptarëve. Ndërsa PD-ja, vetëm pak minuta më pas bëri të njëjtën gjë, duke u thënë mbështetesve se ka kohë për të festuar dhe tashmë duhet të presim numërimin dhe mbi të gjithë çertifikimin e re zultatit, duke pritur pra verdiktin e KQZ-së dhe të Kolegjit Zgjedhor. Kështu, të dyja palët vendosën të frenojnë festën e shfrenuar me bori e flamur nëpër rrugë pa patur asnjë të dhënë por vetëm mbi bazën e exit poll-eve apo thjeshtë hamëndësimeve.

Por nuk ja arritën sepse shpërthyen fishekzjarre nëpër rrugë me brohorimat nga të dy kahët për fitore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›